Kosova është tronditur nga një rast tragjik që ndodhi pasditën e sotme tek Qendra e Studentëve në Prishtinë.
Tash e sa javë konviktet e studentëve janë shndërruar në karantinë për personat të cilët vijnë nga jashtë, vendim ky i Ministrisë së Shëndetësisë.
Por, një i ri, 26 vjeçar nga komuna e Gjilanit, në rrethana ende të panjohura, kërceu sot nga kati i 5-të i konviktit numër 7, ku më pas nga plagët e marran vdiq në QKUK.
I njëjti kishte ardhur dje nga Gjermania, saktësisht nga Stuttgart-i.
Indeksonlinë mëson se i riu që vdiq sot, kishte ardhur me një grup prej 147 persona, ndërsa vetëm 9 nga ta janë dërguar në karantinë.
Ministria e Shëndetësisë përmes një komunikate nuk ka dhënë detaje në lidhje me rastin, vetëm se kanë thënë se organet e drejtësisë dhe hetuesise po kryejnë punën e tyre.