Nga ky ishull ushtria amerikane po planifikon të përballet me Iranin

Departamenti i mbrojtjes së SHBA-së do të dërgojë gjashtë bombardues B-52 në bazën e saj ushtarake në Diego Garcia në oqeanin indian, si përgatitje për ndonjë aksion ushtarak kundrejt Iranit.

Zyrtarët e Pentagonit kanë thënë për CNN-in se B-52-shët do të jetë të gatshëm për operacione kundrejt Republikës Islamike nëse u urdhërohet një gjë e tillë megjithatë dërgimi i tyre nuk është sinjal se një urdhër i tillë është marrë

Shtetet e Bashkuara kanë disa baza ushtarake në disa shtete në Lindjen e Mesme të cilat janë afër Iranit, por ka vendosur që t’i dërgoj bombarduesit e saj në Diego Garcia sepse raketat e Iranit nuk mund t’i arrijnë, sipas Pentagonit.

Kjo është hera e dytë që ushtria Amerikane ka dërguar bombarduesit B-51 në këtë regjion.

Diego Garcia është një arkipelag i ishujve të vegjël të vendosur në zemër të Oqeanit Indian, dhe ishte një koloni britanike, dhe dikur quheshin Ishujt Britanikë të Oqeanit.

Ishujt janë 4842 km larg Iranit, dhe shpejtësia e bombarduesve strategjikë amerikanë, “B-52”, është më shumë se 1000 km në orë, që do të thotë se duhet 4 orë për të arritur në Iran.

Diego Garcia konsiderohet një nga bazat më të rëndësishme ushtarake amerikane në Oqeanin Indian, për shkak të vendndodhjes së saj strategjike, pasi mund të përdoret në operacionet ushtarake në Lindjen e Mesme dhe Azinë e Jugut, dhe madje edhe në bregdetin lindor të Afrikës, shkruan FMimages.net

Ishulli kryesor në këtë arkipelag mban emrin Diego Garcia dhe mbulon një sipërfaqe prej vetëm 30 kilometrash katrorë, i rrethuar nga një numër ishujsh të vegjël.

Vlerësohet se në këtë ishull ka rreth 3500-5000 personel ushtarak, shumica e të cilëve janë amerikanë dhe disa britanikë, sipas Business Insider.

Londra e shpalli Diego Garcia një koloni në vitin 1960, përpara se ajo më pas të merrte me qira nga Shtetet e Bashkuara një periudhë kohore 50-vjeçare./fmimages.net/