Lajme të mira mund të marrim nesër nga Ministria e Shëndetësisë sa i përket masave të aplikueshme kundër coronavirusit në Kosovë. Ky institucion pritet që të lehtësojë nga nesër një serë masash që janë në fuqi.
Janë vetëm 4 orë e drejtë lëvizjeje që aplikohet ende në Kosovë. Por, nga nesër kjo mund të ndryshojë. Ministria e Shëndetësisë pritet të lehtësojë nga nesër masat, duke filluar nga orari i lëvizjes dhe masat tjera.
Lehtësimi i masave, shkruan Gazeta Shneta, vjen me vendim të Ministrisë së Shëndetësisë dhe pritet të bëhet publik në një konferencë për media në kryeministri e cila do të mbahet në ora 17:30.
Lehtësimi i masave vjen pas vendimit të MSH-së për rishikimin e fazës së dytë e cila ka filluar më 18 maj. Rishikimi ishte paralajmëruar edhe më herët nga kjo ministri.
Dje nuk është shënuar asnjë rast pozitiv me Covid-19, pas 73 ditësh kur ka filluar pandemia zyrtarisht në Kosovë. Deri më tani janë të konfirmuar 1032 raste pozitiv, 789 të shëruar dhe të paktën 29 persona të vdekur me Covid-19.
Shqipëria në anë tjetër ka bërë me dije se do ta hap kufirin tokësor me 1 Qershor dhe do të lejojë edhe plazhin. Nga Kosova ndërkaq ende nuk dihet se kur do të hapen kufijtë, por është paralajmëruar se karantinimi do të hiqet në qershor.