Shaban Murseli, babai i Naim Murselit, të dyshuarit për vrasjen e bashkëshortes së tij Liridona Ademajt, në një intervistë për “Jetë Shqiptare” ka rrëfyer detaje të reja mbi ngjarjen.
Teksa konfirmoi takimin me djalin e tij në burg, Shaban Murseli hodhi poshtë aludimet mbi jetën e shfrenuar të Naimit, ndërsa sqaroi edhe raportin e këtij të fundit me biznesmenin Behgjet Pacolli.
Ndër të tjera, Shaban Murseli hodhi poshtë gjithashtu edhe aludimet se djali i tij mund të ketë pasur probleme financiare. Murseli u shpreh se Naimi nuk ka pasur asnjë borxh dhe se në Suedi jetonte në shtëpi moderne. Po ashtu, Shaban Murseli deklaroi se nuk ka qenë në dijeni të problemeve martesore mes të ndjerës Liridona dhe Naim Murselit.
Nuk ka pasur probleme financiare?
Naimi ka punuar, njeri më punëtor se Naimi nuk di. Naimi ka punuar që 14-vjeç. Nuk ka borxhe.
Dëgjova një deklaratë të Milaim Zekës, a mashtruar 900 qytetarë dhe nuk dua të publikoj mesazhe, por jo të fëlliqësh familjen. Ai është dashur me u mor drejtësia me të, të marrë përgjegjësi përse publikon bisedat private me Liridonën, pse e ke nxitur se Naimi është njeri i keq? Mbase ka ndikuar dhe deklarata private e Liridonës me Naimin që këta të prishin marrëdhënien.
Ka shprehur pakënaqësi me Liridonën?
Kurrë në jetë nuk e kam ditur për asnjë problem. As Liridona, as Naimi s’ma kanë thënë diçka të tillë.
Raporti juaj me nusen?
Biseda e fundit ka qenë më 28 nëntor. Kam bërë shaka me të, kam dërguar një fotografi të Albin Kurtit duke uruar 28 nëntorin. Ka qeshur. Kemi patur marrëdhënie shumë të mira.
Raporti me vrasësit, thjesht njohje, apo më të ngushta?
Unë me Kushtrimin e kam djalë motre. Nuk e di që ka patur njohje. Ato i zbardh prokuroria. Kushtrimi është nipi.
Ccfarë reagimi ka patur Kushtrimi kur ka marrë vesh ngjarjen?
Unë kam udhëtuar mbi 35 orë, i tronditur, i lodhur. Të vetmin informacion e mësova nga mediat. Dhashë dhe një deklaratë nga varrezat.
Njerëzit këtu ishin më të informuar. Unë s’kam patur asnjë informacion. Është arrestuar Naimi në oborr dhe unë s’dija gjë.
Kur kanë bastisur dhomën e Naimit më kanë informuar.
Jeta e shfrenuar e Naimit, kontaktet me njerëz shumë të famshëm. Çdo thoni për deklaratat e bëra së fundmi se nuk ka qenë shumë familjar?
Sa i përket jetës së Naimit, kurrë jeta e tij nuk e ka ditur se ç’është bixhozi. E ka urrejte edhe kjo që flitet për gjininën e njëjtë.
As kafe nuk pi, aa alkolin. sa i përket fotografive, nuk është e vërtetë, se i dëgjoj ato deklarata. Për Naimin kanë pasur respekt të gjithë derisa ndodhi ky rast. Ne ishim në hotel kur e ka thërritur babai i Rita Orës.
Ka qenë djalë i sjellshëm, e kanë njohur edhe Dua Lipa dhe Rita Ora. Pas tragjedisë, njerëzit i kthyen shpinën.
Marrëdhënia juaj me familjen e Liridonës si ka qenë?
Me familjen e Liridonës jemi miq prej 50 vitesh. Nuk jena njohur mes Liridonës e Naimit, por kemi lidhje familjare. Familja e Liridonës edhe të më bëj rrafsh, është e mrekullueshme.
Pse jeni mërzitur me deklaratat e Milaim Zekës?
Me Milaim Zekën njihem prej 1997. Kishin një qarkje me Naimin se një natë ishte takuar në Prishtinë me Milaimin dhe kishte thënë që kam një skandal me Pacollin, bisedo me të nëse me jep 100 mijë euro dhe unë s’do e publikoj skandalin. Naimi duke njohur se ka punuar me Behxhetin, i ka thënë shporru, publikoji kur të duash, 100 mijë euro s’ti jap kurrë.
Aty ka nisur sherri. Kanë pasur marrëdhënie shumë të mira me Naimin.
Janë inate personale dhe pavarësisht Mialim Zeka po luan me dy familje të ndershme dhe përdor biseda private që ka patur me Liridonën, që është gjëja më e turpshme. Me Milaimin do sqarohem.