KRYESORE

Nga sot nis zbatimi i Ligjit për të Huajt dhe i Ligjit për Automjetet, për serbët me dokumente të strukturave paralele jo

Nga sot, më 15 mars, ka nisur zbatimi i Ligjit për të Huajt dhe i Ligjit për Automjetet në Kosovë.

l gjithë procesi i zbatimit të këtyre ligjeve do të zhvillohet në koordinim të ngushtë me Përfaqësuesin Special të BE-së dhe me përfaqësuesit e komunitetit serb lokal.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar të shtunën se asnjë qytetar i vendit nuk ka arsye të frikësohet nga ky proces. Përkundrazi, qytetarët, sipas tij, duhet të përfitojnë nga mundësitë dhe benefitet që ai sjell.
Këtë qëndrim Kurti e dha pas takimit me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen, ku u diskutua zbatimi gradual i ligjeve.

Qeveria, sipas tij, do të kujdeset që gjatë këtij procesi të mos ketë pengesa në ofrimin e shërbimeve bazike, veçanërisht në arsim dhe shëndetësi.

Ndërkohë, Qeveria e Kosovës ra dakord që të lëshojë leje të përkohshme qëndrimi për 12 muaj për pjesëtarët e komunitetit serb, që nuk kanë dokumente të Kosovës, dhe t’i njohë kartat e identitetit të lëshuara nga autoritetet serbe – gjëra që do t’i zbusin pasojat e zbatimit të plotë të Ligjit për të huajt dhe për automjetet.

Ky vendim është mirëpritur nga përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së për Dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sørensen.

Ligji për të Huajt parasheh që personat që nuk posedojnë dokumente të Kosovës duhet të pajisen me leje qëndrimi, ndërsa Ligji për Automjetet përcakton se automjetet me targa të huaja nuk mund të qarkullojnë në Kosovë më gjatë se tre muaj pa autorizim të veçantë.

Gjatë dy muajve të fundit, Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës, në kuadër të një fushate informuese, lëshoi udhëzime për zbatimin e Ligjit për të huajt dhe automjetet, zhvilloi diskutime me qytetarët, hapi një linjë telefonike informacioni dhe Qeveria formoi një grup pune me ekspertë.

sipas udhëzimeve dhe broshurave të publikuara nga Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës, që nga 16 marsi, kushdo që nuk ka dokumente të Kosovës, do të duhet të ketë një leje qëndrimi të përkohshme dhe t’i përmbushë kushtet tjera të përcaktuara me ligj, varësisht nga qëllimi i qëndrimit.

Një leje qëndrimi duhet të kërkohet brenda 72 orëve nga hyrja në Kosovë.

Gjithashtu, shtetasit e huaj mund të qëndrojnë në Kosovë deri në 90 ditë, dhe çdo qëndrim më i gjatë kërkon paraqitjen e kërkesës për leje qëndrimi.

Nëse dikush i shkel këto rregulla, autoritetet kompetente mund të marrin masa të përcaktuara me ligj, të cilat mund të përfshijnë revokimin e lejes së qëndrimit, vendosjen e gjobës, dëbimin ose ndalimin e hyrjes në territorin e Kosovës.

Ligji për automjete përcakton që një automjet me targa të huaja, përfshirë targat serbe, nuk mund të drejtohet për më shumë se tre muaj.

Nëse dikush nuk i përmbahet këtij ligji, policia mund të shqiptojë gjobë deri në 200 euro.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Pentagoni identifikon gjashtë pilotët e vrarë në rrëzimin e aeroplanit në Irak

Një shefe e operacioneve të skuadrës, e cila kohët e fundit kishte fituar krahët si…

1 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Hajnat e druve me traktor në Podujevë godasin veturën e policisë, lëndohen katër zyrtar

Policia njofton se të shtunën në Pollatë të Podujevës janë arrestuar tre të dyshuar, të…

4 orë ago
  • KRYESORE

Zelensky: Rusia i dha Iranit Shahede me të cilat sulmoi bazat amerikane në Lindjen e Mesme

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i tha CNN se Rusia furnizoi Iranin me dronë që më…

14 orë ago
  • KRYESORE

Pse SHBA-të e kanë vënë në shënjestër ishullin Kharg të Iranit?

Presidenti Donald Trump ka thënë se ushtria amerikane ka bombarduar një ishull të vogël pranë…

15 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Protesta për Ligjin për të Huajt, bllokohet rruga në Jarinje në anën e Serbisë

Pjesa e rrugës në anën e Serbisë që çon në kalimin kufitar në Jarinje është…

19 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Sa kërcënuese janë raketat supersonike CM-400 që Serbia bleu nga Kina?

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar të mërkurën (12 mars 2026) se vendi i…

21 orë ago