Të enjten, në Gjykatën Themelore në Prizren, dega në Suharekë, u zhvillua senaca gjyqësore ndaj ish-nxënëses që akuzohet se ka ngacmuar profesorin e saj të dikurshëm dhe dyshohet se i ka kërkuar edhe lidhje dashurie.
Prokurori i rastit Ramadan Koro, në lexim të aktakuzës tha se 21 vjeçarja ka tentuar ta përqafojë profesorin me dhunë, njofton Klan Kosova.
E akuzuara e pranoi fajësinë, derisa nga gjykatësi Lavdim Bajraktari, kjo u pranua si rrethanë lehtësuese.
Avokatja e të akuzuarës nisur nga një ekspertizë psikologjike e vitit të kaluar, kërkoi që gjykata të ftoi ekspertë që të tregojë se për çfarë trajtimi psikologjik ka nevojë 21 vjeçarja.
Gjyqtari Lavdim Bajraktari e pranoi këtë kërkesë dhe deklaroi që në seancën e ardhshme që do të mbahet më 8 nëntor do të ftohet psikologia klinike Arife Veselaj.
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…