Përparimi kryesor drejt Kievit nga forcat ruse mbetet i bllokuar, u tha gazetarëve të hënën një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane. Zyrtari nuk kishte një përditësim se sa larg është një kolonë e madhe ushtarake ruse nga qendra e qytetit të Kievit.
“Ne ende besojmë se ata janë jashtë, përparimi kryesor është ende i bllokuar jashtë qytetit”, tha zyrtari të hënën. “Unë nuk kam një distancë sot se sa larg janë ata nga Kievi. Ata vazhdojnë të përpiqen të bëjnë përparim”.
Përparimi i kolonës mbeti i bllokuar edhe më 6 mars, tha një zyrtar. Në fund të javës së kaluar ishte afërsisht 25 kilometra nga qendra e qytetit të Kievit.
“Shumica dërrmuese, dërrmuese e sulmeve raketore” nga forcat ruse vazhdon përgjatë “tre linjave”, nga veriu poshtë drejt Kievit, “nga jugu lart nga Krimea drejt Mykolaivit dhe drejt Mariupolit” dhe “një rrugë verilindore drejt Kharkivit”, tha ky zyrtar. “Ne nuk kemi parë asnjë aktivitet të rëndësishëm në perëndim të Ukrainës”.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi senjë nga arsyet pse Kryeministri Albin Kurti ndryshoi qëndrim…
Presidentja Vjosa Osmani, ka deklaruar se ishte e bindur se do të siguronte votat e…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi në një intervistë telefonike për CBS News…
Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…
Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…
Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…