Një histori horror vjen nga Barcelona, aty ku Klaudio Mirashi, një 23-vjeçar me origjinë shqiptare që jetonte në Villorba të Treviso-s, humbi jetën në rrethana gati të paimagjinueshme.
Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, ai udhëtonte me makinë kur një copë llamarinë u shkëput nga një kamion duke e prerë në fyt. I riu po udhëtonte drejt aeroportit dhe kamioni ishte para tij, kur u shkëput pjesa metalike prej 25 centimetrash që çau mjetin e tij dhe e goditi me forcë.
23-vjeçari u dërgua me urgjencë në spital, kur për disa ditë qëndroi në koma e më pas ndërroi jetë. Trupi i tij i pajetë u transportua në Itali dhe këtë të shtunë iu dha lamtumira e fundit në Villorba, aty ku jetonte.
Klaudio la pas nënën Mimoza, babain Kolë dhe motrën Klaudia. Hetimet për ngjarjen tragjike po kryhen nga autoritetet spanjolle.