LAJME

Ngjarja tragjike për familjen Abazaj nga Klina, nisin hetimet për vdekjen e futbollistit 19-vjeçar

E premtja ishte ditë e kobshme për familjen Abazaj nga Gllareva e Klinës. Djali 19-vjeçar i kësaj familje, Kadriu, humbi jetën tragjikisht duke luajtur futboll në një fushë të sportit në këtë fshat, raporton Gazeta Sinjali.

I riu vdiq pasi u alivanos duke luajtur futboll dhe për pasojë u rrëzua në tokë, e që fatkeqësisht nuk arriti të mbijetojë.

Policia e Emergjenca arritën në vendin e ngjarjes posa u raportua rasti dhe dërguan të riun në spital, aty ku edhe u konstatua vdekja e tij.

Për këtë ngjarje tragjike që tronditi vendin, Prokuroria tashmë ka nisur hetimet. Sinjali mëson se me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti “hetim i vdekjes” dhe trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Familja Abazaj tashmë ka hapur të pamen, teksa lamtumira e fundit të riut do t’i jepet nesër, në ora 15:00, në varrezat e fshatit Gllarevë.

FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

Shqiptari në Greqi që shpëtoi dy fëmijët nga mbytja, do t’i jepet nënshtetësia greke

Levian Goga, shqiptari që u hodh pa menduar dy herë në lumin Arahto për të…

21 minuta ago

Ministri izraelit i Mbrojtjes: Do t’i heqim lëkurën gjarprit iranian në Teheran dhe kudo

Ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Yoav Katz, paralajmëroi se Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF)…

3 orë ago

Berisha krah Izraelit, thotë se “diktatura e Ajatollahëve” po shkon drejt fundit të merituar

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dalë publikisht hapur në mbështetje të Izraelit dhe…

4 orë ago

Trump paralajmëron Teheranin: Nëse Irani sulmon SHBA-në, ne do të përgjigjemi në nivele të papara!

Ndërsa tensionet në Lindjen e Mesme përshkallëzohen pa precedent me shkëmbime goditjesh dhe goditjesh brenda…

4 orë ago

Irani vret 10 persona në Izrael, Trump dhe IDF kërcënojnë “hakmarrje” të ashpër

Një zjarr shpërtheu në një rafineri nafte pranë kryeqytetit të Iranit, Teheranit këtë të diel…

4 orë ago

Irani nis sulm të ri me raketa ndaj Izraelit

Irani ka nisur një sulm të ri me raketa balistike ndaj Izraelit. Izraeli u dha…

16 orë ago