BREAKING NEWS

Irani vret 10 persona në Izrael, Trump dhe IDF kërcënojnë “hakmarrje” të ashpër

Një zjarr shpërtheu në një rafineri nafte pranë kryeqytetit të Iranit, Teheranit këtë të diel pas një sulmi izraelit. Një re e madhe tymi u ngrit në qiell nga një zjarr i fuqishëm në agim, sipas pamjeve nga agjencia iraniane e lajmeve WANA.

Ndërsa Agjencia gjysmëzyrtare Tasnim tha se sulmet izraelite shënjestruan gjithashtu edhe ndërtesën e ministrisë së mbrojtjes të Iranit, duke shkaktuar dëme të vogla.

Izraeli dhe Irani nisën sulme të reja ndaj njëri-tjetrit gjatë natës së kaluar, duke nxitur frikën e një konflikti më të gjerë pasi Izraeli zgjeroi fushatën e tij të papritur kundër rivalit kryesor me një sulm në fushën më të madhe të gazit në botë.

Presidenti Donald Trump tha se nëse Irani sulmon Shtetet e Bashkuara në çfarëdo mënyre, do të përballet me fuqinë e ushtrisë amerikane “në nivele të papara më parë”. ”SHBA-të nuk kishin të bënin fare me sulm ndaj Iranit dhe se “ne mund të arrijmë lehtësisht një marrëveshje midis Iranit dhe Izraelit dhe t’i japim fund këtij konflikti të përgjakshëm!!!”, tha Trump në platformën e tij Truth Social.

Teherani gjithashtu ka anuluar bisedimet bërthamore që Uashingtoni kishte thënë se ishin e vetmja mënyrë për të ndaluar bombardimet e Izraelit, ndërsa kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se sulmet nuk ishin asgjë në krahasim me atë që Irani do të shihte në ditët në vijim.

Ekipet izraelite të shpëtimit vazhduan misionin e kërkim-shpëtimit në qytetin bregdetar të Bat Yam, ku një sulm raketor iranian gjatë natës rezultojnë dhjetëra viktima, sipas personelit të shpëtimit izraelit.

Kryebashkiaku i tha Reuters se disa persona u vranë në sulmin ndaj qytetit bregdetar dhe më shumë se 200 u plagosën. Mediat izraelite thanë se të paktën 35 persona rezultojnë të zhdukur në qytetin bregdetar pas sulmit.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

11 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

21 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

1 ditë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago