Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e së premtes në fshatin Labinot-Fushë të Elbasanit, ku dy vëllezër të mitur kanë humbur jetën pasi janë mbytur në lumin Shkumbin.
Sipas informacioneve paraprake, vëllezërit, të moshës 7 dhe 9 vjeç, kishin dalë për të ruajtur bagëtitë dhe më pas janë futur në ujërat e lumit, ku dyshohet se janë mbytur.
Ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes por Policia e Elbasanit ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkaqet e kësaj tragjedie.
Njoftimi i policisë
“Në fshatin Labinot Fushë, dyshohet se janë mbytur aksidentalisht në lumin Shkumbin dy fëmijë të moshës 7 dhe 9 vjeç (vëllezër).
Trupat e pajetë po transportohen për ekspertizë mjeko-ligjore.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për sqarimin e plotë të rrethanave”, thuhet në njoftim.
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…