Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë se nga incidenti i djeshëm në Kuvendin e Serbisë, në hapësirat e të cilit u hodhën mjete piroteknike dhe bomba me tym, të lumtura janë Prishtina dhe Zagrebi.
Ajo tha se ngjarjet e djeshme në Parlament nuk kanë lidhje me politikën dhe pyeti se cili ishte epilogu, përveçse “Prishtina dhe Zagrebi janë të lumtur”, raporton Danas.
Ajo tha se për herë të parë në parlamentin serb janë parë “skena të pakëndshme” si ato të seancës së djeshme, duke thënë se sado e vështirë të jetë situata në dekadat e fundit, “Serbia kurrë nuk ka pasur një opozitë të tillë”.
Ajo tha për Radio Televizionin e Serbisë (RTS) se institucionet do të vazhdojnë të punojnë dhe nuk do të tërhiqen përballë “egërsisë dhe dhunës”.
Duke tentuar ta sulmojë opozitën, Bërnabiq edhe dje tha se veprimet e tyre i kënaqin mediat në Kosovë dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ndërkohë që në duar mbante foto nga raportimet e mediave në Kosovë.
“Dua të ju them tregoj deputetëve opozitarë se jeni bërë heronj të mediave shqiptare në Kosovë”, tha dje ajo.
Një ngjarje në kufijtë e mrekullisë dhe e denjë për filma ka ndodhur në Bulqizë…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Malaga të Spanjës, ku tre shqiptarë humbën jetën…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka komentuar sërish përplasjen e ashpër që pati…
Një ndjekje dramatike në Puerto de la Torre të Spanjës ka përfunduar tragjikisht me katër…
Haxhi i këtij viti në Arabinë Saudite tërhoqi numrin më të ulët të pelegrinëve në…
Një incident i pazakontë ka ndodhur të enjten në stacionin policor në Lipjan, ku një…