KRYESORE

Ngrihet aktakuzë ndaj tre personave për vrasjen e trefishtë në Gllogjan më 2021

Prokuroria Themelore e Pejës, ka ngritur aktakzuë ndaj tre të dyshuarve për vrasjen e trefishtë që kishte ndodhur më 2021 në Gllogjan.

Sulmi ishte kryer ndaj një autobusi me nxënës, ku kishin mbetur të vdekur shoferi dhe dy nxënës.

“Pas hetimeve prokuroria sot, ka ngritur aktakuzë në gjykatën në Pejë, kundër Kastriot Mehmetaj dhe Kreshnik Mehmetaj, për veprën penale si bashkëkryes së veprës së rendë. Po ashtu, kemi ngritë aktakuzë kunndër Halil Mehmetaj, për shtytje në vrasje të rëndë”, ka thënë Sahide Gashi.

Prokurorja e krimeve të rënda, Sahide Gashi, bëri të ditur se për Malsor Mehmetajn, nuk kanë arritur të sigurojnë prova dhe se hetimet ndaj tij kanë pushuar.

“Pas përfundimit të hetimeve, pas analizimit, prokuroria të pandehurin Malësor Mehmetaj nuk ka arritur, ta vërtetoj dyshimin se ka qenë i përfshirë në përgatitjen, ndihmën apo në zbatimin e aktit. Prokuroria ka marrë vendim t’i pushojë hetimet”, ka thënë ajo.

Tutje ajo ka thënë se nuk ka pasur indikacione për sulm terrorist, por krimi ka qenë i menduar mirë.

“Nuk ka indikacione për sulm terrorist, kemi të bëjmë me një ekzekutues me shumë gjasë i maskuar, target ishte shoferi i autobusit, krimi ishte mirë i planifikuar”, ka thënë ajo.

Autobusi plot me nxënës ishte gjuajtur me automatikë, duke lënë të vdekur shoferin dhe dy nxënës të tjerë. Shoferin Gani Gjokaj dhe nxënësit Ledion Hamzaj e Gentiana Mustafaj.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BREAKING NEWS

Putin i ofroi ndihmë personalisht pas sulmit që iu bë, udhëheqësi i ri suprem i Iranit dërgohet në Moskë për kurim

Udhëheqësi i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, thuhet se është dërguar fshehurazi në Moskë…

1 orë ago
  • BREAKING NEWS

Lideri i ri iranian dërgohet në Moskë pas plagosjes në sulmin ajror

Lideri i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, 56 vjeç, i cili mori detyrën pas…

3 orë ago
  • BOTA

U raportua se është vrarë, shfaqet Netanyahu: Po vdes vetëm për kafe

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka shpërndarë në “X” një video te tij teksa blen kafe…

5 orë ago
  • KRYESORE

Ligji për gjuhën shqipe në Kushtetuese, Pendarovski: Problem i madh nëse shfuqizohet

Ish-presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka folur për statusin e gjuhës shqipe dhe…

5 orë ago
  • KRYESORE

Pentagoni identifikon gjashtë pilotët e vrarë në rrëzimin e aeroplanit në Irak

Një shefe e operacioneve të skuadrës, e cila kohët e fundit kishte fituar krahët si…

11 orë ago
  • KRYESORE

Nga sot nis zbatimi i Ligjit për të Huajt dhe i Ligjit për Automjetet, për serbët me dokumente të strukturave paralele jo

Nga sot, më 15 mars, ka nisur zbatimi i Ligjit për të Huajt dhe i…

11 orë ago