POLITIKE

‘Ngrita zërin e asnjë nuk e rr*jti’, qytetari nxjerr blof “Air Albania”: Zhgënjim total! Avioni ka vetem flamurin turk

Një qytetar është shprehur mjaft i zhgënjyer nga udhëtimi me ‘Air Albania’ për në Milano, pasi sipas tij çdo gjë është vetëm marketing dhe realiteti është krejt tjetër.

Qytetari ka shkruar tek faqja “Brryli Brodway”, duke publikuar edhe disa foto ku thotë se çdo gjë ishte në turqisht dhe në anglisht. Madje ushqimi që servirnin ishte pa datë skadence.

Ja çfarë shkruan qytetari:

Te premten e shkuar udhetova drejt Milanos me AirAlbania. Zhgenjim total nga marketingu dhe promocioni i bere vs realitetit:

1. Avioni ka vetem flamurin turk.

2.Brenda avionit shenjat e daljes se emergjences jane vetem turqisht dhe anglisht

3. instruksionet ne rast emergjence tek uleset jane vetem turqisht dhe anglisht

4. Ekranet nuk funksionojne edhe pse thone jane avione te rinj

5. Ketu fillon drama( sherbejne ushqim pa date skadence. E tmerrshme Nena e femije qe i sherbehet ushqim pa date skadence, te pa kontrolluara. pas nje debati me ata, asnje nga pasagjetet nuk u sensibilizua. as stafi nuk beri njoftim ne lidhje me ushqimin, te pakten ti informonin. as nuk u plasi fare.

ne kthim e njejta histori , perseri e ngrita zerin qe te degjonin te gjithe e asnje nuk e rruajti. as stafi as pasagjeret. te gjithe vazhduan te hanin pulen me rrezik salmonele dhe djath.

turp per gjatoshin dhe ballokumen e ministrise.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

6 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

10 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

12 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

24 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

1 ditë ago