BREAKING NEWS

Ngritet aktakuzë ndaj gruas së “Sandokanit”

Prokurori Special i Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj ka ngritur aktakuzë ndaj dy personave zyrtarë.

Indeksonline mëson se njëra nga dy aktakuzat e ngritura është ndaj Sanije Rexhës, gruas së ish-komandantit, Abedin Rexha “Sandokani”. Prokuroria Speciale njofton se Sanije Rexha në cilësi të personit zyrtar, Udhëheqëse e Divizionit për Kontroll të Brendshëm dhe të Jashtëm në DIFDL të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe i akuzuari K.B. person zyrtar në të njëjtin departament të ministrisë së njëjtë, gjatë muajit tetor të vitit 2017, në bashkëveprim, kanë shfrytëzuar pozitat e tyre zyrtare.

Dy të akuzuarit, i kanë tejkaluar autorizimet zyrtare, pa autorizim kanë marrë nga DIFDL 31 formular për aplikim për njohjen e të drejtës së veteranit të luftës dhe kanë shkuar në Republikën e Shqipërisë, në qytetin e Krumës ku kanë plotësuar 31 formular për aplikim për persona të ndryshëm nga Republika e Shqipërisë, shkruan Indeksonline.

Të dy të akuzuarit, më pas formularët e plotësuar i sollën në Kosovë, dhe i dorëzuan në DIFDL të MPMS, të cilët deri më 30.11.2019, përfituan nga statusi i veteranit të luftës në shumë prej (njëqind e tridhjetë e tre mijë e dyqind e tetëdhjetë) 133.280.00 € në mënyrë të kundërligjshme.

Të akuzuarit, Sanije Rexha dhe K.B në bashkëveprim kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i detyrës zyrtare” nga neni 414 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPK-së.

Poashtu, të akuzuarit, Sanije Rexha dhe K.B në cilësi të personave zyrtar më 16.01.2019, kanë ushtruar ndikim të drejtpërdrejtë në zyrtaren me inicialet V.B. për pranimin e katër formularëve në DIFDL të MPMS, për aplikim për statusin e veteranit të luftës që i kishte sjellë S.P. shtetas i Republikës së Shqipërisë, me qëllim që këtyre katër personave tu siguroj pa të drejtë përfitimin e statusit të veteranit të luftës dhe të drejtën në kompensim për këtë status në bazë të ligjit.

Të akuzuarit S.R. dhe K.B. në bashkëveprim, kanë kryer veprën penale “Ushtrimi i ndikimit” nga neni 424 paragrafi 1 të KPK-së.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

‘Gjuetia’ që s’ka të ndalur! Si po i eliminon Izraeli një e nga një gjeneralët e Iranit dhe Hezbollahut

Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…

1 orë ago
  • KRYESORE

Kushtetuesja vendos masë të përkohshme në lidhje me dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…

2 orë ago
  • KRYESORE

“Po i hedhin benzinë zjarrit”, Erdogan paralajmëron Iranin

Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…

3 orë ago
  • KRYESORE

Presidentja Osmani në pritje të Kushtetueses, ende pa dekret për datën e zgjedhjeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk e ka nënshkruar ende dekretin për datën e zgjedhjeve,…

4 orë ago
  • KRYESORE

Anije iraniane përfshihet nga flakët pas sulmeve izraelite

Pamjet e shpërndara në mediat sociale tregojnë flakë dhe tym të dendur që ngrihen nga…

6 orë ago
  • BOTA

Trump: Çmimi i lartë i naftës është i vogël për paqen në botë, shumë shpejt do bie

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, komentoi në rrjetin social Truth Social rritjen e ndjeshme të…

6 orë ago