LAJME

“Nike” padit biznesin kosovar për shkelje të markës tregtare

Në Gjykatën Komerciale- Departamenti Ekonomik, të hënën është mbajtur seanca, në rastin ku “Nike Innovate” ka paditur biznesin individual NT “NBB” /Dren Radoniqi, për shkak të shkeljes së markës tregtare, pasi ka importuar 1 mijë e 400 çanta me shenjën e “Nike”.

Në fillim të seancës, gjykatësi Hasan Kryeziu ka bërë të ditur se i padituri nuk është i pranishëm në këtë seancë dhe se edhe pse është ftuar në mënyrë të rregullt, mungesën nuk e ka arsyetuar.

Në seancë, ishte prezente përfaqësuesja e paditësit “Nike”, avokatja Kujtesa Nezaj-Shehu, e cila ka deklaruar se mbetet në tërësi pranë pretendimeve të paraqitura në padi.

Ajo shtoi se paditësi i ka të mbrojtura markat e tij tregtare, pra fjalën “Nike”, shenjën e “tikut” si dhe markën “Air Jordan” figurative pranë Agjencisë për Pronësi Industriale (API), që nënkupton se paditësi mund t’i realizojë të drejtat e tij në përputhje më Ligjin për Markat Tregtare (LMT).

E njëjta po ashtu i ka kërkuar gjykatës që pas mbajtjes së seancës së shqyrtimit kryesor, të nxjerr aktgjykim me të cilin do ta aprovonte padinë.

Meqenëse avokatja Nezaj-Shehu nuk kishte prova të reja për të dorëzuar apo deklarime tjera, gjykatësi Kryeziu konstatoi se seanca e sotme përfundoi.

Ndryshe, sipas padisë së 19 gushtit 2021, paditësi “Nike Innovate” ka paditur NT “NBB” /Dren Radoniqi, për shkak të shkeljes së markës tregtare. Paditësi është një korporatë shumëkombëshe amerikane që angazhohet në projektimin, zhvillimin, prodhimin dhe marketingun në mbarë botën, shitjen e këpucëve, veshjeve, pajisjeve, aksesorëve dhe shërbimeve.

Në padi theksohet se paditësi ka markën tregtare “Nike” të regjistruar në mbarë botën përfshirë edhe markat që janë të vlefshme në Kosovë.

Në anën tjetër, thuhet se i padituri është biznes individual i regjistruar në Kosovë me emrin Dren Radoniqi B.I dhe emrin tregtar NT “NBB”, i cili më 2 gusht 2021 është ndaluar nga Dogana, duke importuar 1 mijë e 400 çanta shpine, të cilat mbajnë markat e regjistruara të paditësit.

Mbi këtë bazë, paditësi po kërkon nga gjykata që të vërtetohet se përmes importit të 1 mijë e 400 çantave, i padituri i ka shkelur markat tregtare të paditësit, përkatësisht markën fjalë “Nike”, markën figurative dhe markën “Air Jordan”, të vlefshme në territorin e Kosovës.

Po ashtu, ka kërkuar nga gjykata që të obligohet i padituri që me shpenzimet e tij të shkatërrojë çantat e lartcekura, në afat prej shtatë ditësh nga marrja e aktgjykimit, me kërcënim të përmbushjes së detyrueshme.

Tutje, thuhet se në rast të mospërbushjes së obligimit, obligohet i padituri që t’ia rimbursojë paditësit të gjitha shpenzimet e shkaktuara për organizimin e shkatërrimit të mallit.

Në padi, paditësi kërkon gjithashtu që të obligohet i padituri që të mbulojë të gjitha shpenzimet e magazinimit sipas faturës së 1 mijë e 400 çantave, pavarësisht shumës së tyre.

Gjithashtu përmes padisë, paditësi kërkon që t’i ndalohet të paditurit çfarëdo importimi, ruajtje, ofrim për shitje, shitje apo shpërndarje tjetër të mallit, që pa ndonjë autorizim mbajnë elemente identike apo të ngjashme me markat tregtare të regjistruara të paditësit, e po ashtu t’i paguajë të gjitha shpenzimet e procedurës. /BetimipërDrejtësi


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Osmani pretendon: Kurti s’e do presidenten që merret me politikë të jashtme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi senjë nga arsyet pse Kryeministri Albin Kurti ndryshoi qëndrim…

9 orë ago
  • KRYESORE

Osmani: I kisha votat për presidente, por Kurti nuk më kandidoi

Presidentja Vjosa Osmani, ka deklaruar se ishte e bindur se do të siguronte votat e…

11 orë ago
  • KRYESORE

Trump: Lufta mund të përfundojë shpejt, SHBA-të po shqyrtojnë kontrollin e Ngushticës së Hormuzit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi në një intervistë telefonike për CBS News…

11 orë ago
  • BOTA

‘Gjuetia’ që s’ka të ndalur! Si po i eliminon Izraeli një e nga një gjeneralët e Iranit dhe Hezbollahut

Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…

15 orë ago
  • KRYESORE

Kushtetuesja vendos masë të përkohshme në lidhje me dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…

15 orë ago
  • KRYESORE

“Po i hedhin benzinë zjarrit”, Erdogan paralajmëron Iranin

Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…

16 orë ago