Policia e Tiranës ka reaguar në lidhje me pamjet që po bëjnë xhiron e rrjetit dy ditët e fundit ku shfaqet një i ri duke dhunuar një efketiv policie, e shtrin në tokë dhe më pas largohet me vrap.
Sipas bluve të kryeqytetit, ngjarjen në fjalë e kanë raportuar që në datën 26 Mars. I riu i cili shfaqet në video është ndaluar nga Policia dhe bëhet fjalë për shtetasin F. S., 22 vjeç, banues në Tiranë. Ai është kapur në zonën e Unazës së Re bashkë me vëllain e tij, pasi po konsumonin hashash.
Në lidhje me një video të publikuar në portale, në të cilën shfaqet një shtetas që kundërshton me forcë një punonjës policie, ju sqarojmë se për arrestimin e shtetasit që shfaqet në video është dhënë njoftimi zyrtar për mediat, më datë 26 mars, si më poshtë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin F. S., 22 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”. Gjithashtu, për këtë rast, ka nisur procedimi në gjendje të lirë, për vëllanë e 22-vjeçarit, shtetasin Xh. S., 26 vjeç, banues në Tiranë.
Rrethanat: Më datë 25.03.2023, rreth orës 23:00, në rrugën “Aleksandri i Madh”, në Unazë të Re, shërbimet e Patrullës së Përgjithshme kanë konstatuar shtetasit F. S. dhe Xh. S. (vëllezër), të cilët dyshohet se kanë qenë duke konsumuar lëndë narkotike kanabis.
Në momentin e ndërhyrjes së Policisë, shtetasi Xh. S. është larguar me vrap, ndërsa shtetasi F. S., gjatë ndalimit, ka kundërshtuar me forcë punonjësin e Policisë. Shtetasi F. S. ka mundur të largohet, por pas ndërhyrjes së shërbimeve të tjera të Policisë, është kapur, së bashku më vëllanë e tij, dhe më pas janë kryer veprimet procedurale, në drejtimin e Prokurorisë.
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…