Kreu i Partisë Euroatlantike të Kosovës, Milaim Zeka ka njoftuar sot se ka ndërruar jetë djali i motrës së tij, Denis Gullbovci.
Përmes një shkrimi në Facebook, Zeka ka shkruar se ka humbur njeriun më të dashur të jetës së tij.
“Lamtumire engjull. Pushoftë në paqe shpirti Yt. Shumë do na mungosh të gjithëve”, ka shkruar Zeka.
23-vjeçari që po studonte Artitekturën ishte goditur nga një sëmundje e rëndë në tru.