Nis beteja e madhe e Donbasit

Gazetari i “Kviv Independenet” ka deklaruara se beteja e madhe e Donbasit sapo ka nisur.

Shefi i shtabit presidencial në Ukrainë tha sot se “faza e dytë e luftës ka filluar”, duke iu referuar ofensivës së re ruse në lindje të Ukrainës, raporton Reuters.

https://twitter.com/i/status/1516154395783794688

Deklarata e shefit të shtabit Andriy Yermak konfirmon komentin e zyrtarit të lartë të sigurisë në Ukrainë, i cili tha më herët sot se Rusia kishte nisur ofensivën e saj të re në Ukrainën lindore.

https://twitter.com/i/status/1516140098047426568

“Besoni në ushtrinë tonë, ajo është shumë e fortë,” shkroi Yermak në Telegram për të siguruar ukrainasit se forcat e Ukrainës mund të ndalojnë ofensivën.

Shtabi i përgjithshëm i ushtrisë ukrainase gjithashtu njoftoi sot se Rusia ka nisur sulm në Ukrainën lindore.

Shtabi i Përgjithshëm raportoi fillimin e ofensivës së Rusisë në lindje. Forcat ruse shtuan operacionet sulmuese dhe sulmuese në disa drejtime në lindje të Ukrainës.