Një pilot ukrainas tha se kalimi nga aeroplanët e vjetër të prodhimit sovjetik në F-16 perëndimor është si të kalosh nga një Nokia në një iPhone.
Piloti, me nofkën “Moonfish”, është një nga gjashtë që janë trajnuar për të përdorur aeroplanët luftarakë në bazën Skrysdtrup në Danimarkë, shkruajnë mediat e huaja.
“Është një aeroplan vërtet i mrekullueshëm për të fluturuar”, i tha ai platformës United24 të mbështetur nga qeveria ukrainase.
Ai tha se ndërsa F-16 janë “shumë më të lehtë për të fluturuar” për pilotët, ka qenë një sfidë për t’u përshtatur me sistemet elektronike më të avancuara në aeroplan.
Moonfish tha se aeroplani është më “i shkathët” se MiG që ai fluturoi më parë, duke shtuar: “Ndihet sikur dëshiron që ju ta fluturoni atë në mënyrë më agresive”.
Ndryshe, në korrik 2023, një koalicion vendesh të udhëhequr nga SHBA, Danimarka dhe Holanda u formua për të ndihmuar në trajnimin e pilotëve ukrainas dhe transferimin e F-16 në këtë vend.
Dhe aeroplanët e parë luftarakë F-16 do t’i dorëzohen Ukrainës “këtë verë”, tha të enjten ministri i Mbrojtjes i Danimarkës, Troels Lund Poulsen.
Poulsen tha të enjten se ishte “e vështirë të vendosej një orar fiks për dorëzimin e F-16”, pasi dorëzimi varej nga trajnimi i plotë i pilotëve ukrainas dhe personeli mbështetës dhe krijimi i infrastrukturës së ndryshme logjistike për shërbimin e aeroplanëve në Ukrainë.
Holanda, Norvegjia dhe Belgjika i kanë premtuar gjithashtu Ukrainës F-16. Danimarka një nga vendet, së bashku me SHBA-në, Britaninë e Madhe, Francën dhe Rumaninë, po trajnojnë pilotët ukrainas.
Numri i përgjithshëm i F-16-ve që mund të marrë Ukraina është deri në 60.
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…