Nis gjuetia në RTK, Sindikata akuzon drejtorin për ligjshmëri selektive

Televizioni Publik, RTK, ka nisur të zbatojë rregullat e brendshme por vetëm në mënyrë selektive. Sindikata e RTK’së i ka kërkuar llogari Drejtorit Ngadhnjim Kastrati, se pse s’po vepron njësoj për të gjithë stafin e televizionit kur po zbaton rregullat e brendshme.

Kjo sindikatë, e udhehequr nga Fadil Hoxha, ka kërkuar llogari nga udhëheqësi i RTK’së se pse s’ka vepruar njësoj për të gjithë punëtorët, një pjesë e të cilëve kanë lëshuar akuza në drejtim të partive politike, ndërsa një pjesë tjetër mbajnë foton e Kryeministrit në profilet e FB.

“A ka rast më tendencioz e selektiv se sa inicimi, brenda vetëm disa ditëve i dy procedurave diciplinore ndaj gazetarit të njejtë ?! Për rastin e parë atij i është shqiptuar masa e rëndë, vërejtje e fundit me shkrim”, thuhet në reagim.

Ndaj këtyre akuzave ka reaguar Ridvan Berisha, i cili e ka quajtur Fadil Hoxhën demagog kafenesh që po merret me takime partiake për ta ‘shkapur RTK’në”.

“Nje kryetar sindikate qe maskohet pas ketij roli e qe e perdore nje gjuhe te percarjes brenda stafit te RTK per te justifikuar mospunen e tij ne TV, nuk eshte gje tjeter vec demagog kafenesh e bufesh. Une z Hoxha punoj cdo dite me shume se 14 ore, tere kohen jam ne prodhim te lajmeve e programit bashke me ekipin e mrekullueshem. Me thoni se cfare beni ju ne nje dite pune pos analizave, takimeve me parti per ta realizuar qellimin tuaj ‘fisnik’ per t’u faktorizuar si alternative e ‘ckapjes se RTK’”, ka shkruar Berisha.