KRYESORE

Nis lufta tregtare, Trump njofton tarifat për mbarë botën: Sot rilindi industria amerikane!

Donald Trump mbërriti në Kopshtin e Trëndafilave të Shtëpisë së Bardhë me brohoritje të forta dhe duartrokitje nga turma.

“Kemi një lajm shumë, shumë të mirë sot”, tha fillimisht ai. “Shumë gjëra të mira po ndodhin për vendin tonë. Sot është dita e lirisë. 2 Prill 2025 do të mbahet mend përgjithmonë në histori si dita kur industria amerikane u rilind, dita kur u vendos fati i Amerikës, dhe dita që filluam të bënim përsëri Amerikën të Madhe”, shtoi Presidenti amerikan.

Sipas Trumpit tatimpaguesit tanë janë mashtruar për më shumë se 50 vjet, por kjo nuk do të ndodhë më në SHBA.

Presidenti amerikan akuzoi drejtpërdrejt shtetet e tjera për një sërë praktikash, duke përfshirë vjedhjen e pronës intelektuale amerikane dhe miratimin e rregullave të padrejta të tregtisë.

“Një mik ndonjëherë është më i keq se një armik”, tha ai, teksa nisi sulmin e ri që synon tregtinë ndërkombëtare. Trump iu referua këtu tregjeve të makinave në vende si Koreja e Jugut dhe Japonia, duke theksuar se mbi 80% e makinave të prodhuara në Korenë e Jugut shiten brenda vendit, ndërsa në Japoni shifra përkatëse kalon 90%.

Në të njëjtën kohë, makinat e prodhuara në Amerikë përfaqësojnë vetëm një përqindje të vogël të tregjeve në këto vende. “Ford shet shumë pak jashtë vendit”, tha ai, duke vënë në dukje se ky çekuilibër ka çuar në “shkatërrimin” e industrisë amerikane. “Kjo është arsyeja pse sonte, në mesnatë, do të vendosim një tarifë prej 25% për të gjitha makinat e prodhuara jashtë vendit”, tha Trump.

Më pas një punëtor automobilistik nga Detroit, i quajtur Brian mori fjalën, duke shprehur mbështetje të qartë për politikën tarifore të Donald Trump.

“Ne dhe kolegët e mi në UAW mbështesim politikën tarifore të Donald Trump 100%”, tha ai, duke marrë duartrokitje nga audienca.

“Ne po mbrojmë fermerët dhe blegtorët”, vazhdoi Trump argumentin e tij, duke thënë se me veprimet e sotme, SHBA po “mbron fermerët, të cilët janë trajtuar brutalisht nga kombet në mbarë botën”.

Trump kritikoi gjithashtu faktin se SHBA “subvencionon shumë vende”, duke përmendur Kanadanë dhe Meksikën si shembuj. “Në një moment duhet të thuash: është koha të punosh pak për veten”, tha ai, duke iu drejtuar shteteve që sipas tij mbështeten shumë te ndihma amerikane.

Tarifat e Trump:

Kina – 34%

BE – 20%

Vietnami – 46%

Tajvani – 32%

Japonia – 24%

India – 26%

Koreja e Jugut – 25%

Tajlanda – 36%

Zvicra – 31%

Mbretëria e Bashkuar – 10%

Afrika e Jugut – 30%

Zvicra – 31%

Malajzia – 24%


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Haxhiu s’vazhdon me votim për zgjedhjen e Presidentit: S’ka kuorum, s’janë 80 deputetë, po e ndërpres

Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…

8 orë ago
  • KRYESORE

S’ka kuorum për t’i votuar amendamentet, seanca për zgjedhjen e Presidentit nga ora 22:00

Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…

10 orë ago
  • BOTA

Mediat iraniane pretendojnë se Garda Revolucionare e Iranit ka goditur me dronë aeroplanmbajtësen Abraham Lincoln

Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…

10 orë ago
  • POLITIKE

Kuvendi del me njoftim për seancën e thirrur për amendamentet e Presidentes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…

11 orë ago
  • KRYESORE

Trump i thotë Teheranit: Unë personalisht do ta zgjedh ajatollahun tuaj të ri!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…

11 orë ago
  • KRYESORE

Osmani kërkon ndryshime kushtetuese: Presidenti të zgjidhet direkt nga populli

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…

14 orë ago