Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) ka njoftuar të martën se ka filluar procedimin e pagesave për përfituesit e subvencioneve në kuadër të Programit për Pagesa Direkte 2022 për çdo kulturë bujqësore.
Vlera e proceduar për pagesë është 5,161,966.81 euro, ndërsa numri i bujqve që do t’i përfitojnë këto mjete deri më tani është 3,901.
“Duke qenë se afati për sasinë e dorëzuar të grurit është data 2 shtator, edhe pagesën për sasinë e dorëzuar të grurit në vlerën 0.03 €/kg MBPZHR – AZHB do ta bëjë pas kësaj date si pagesë e veçantë për të gjithë aplikuesit e grurit që dëshmojnë sasinë e dorëzuar të grurit duke u bazuar në kriteret e parapara me Programin e Pagesave Direkte 2022, konkretisht Udhëzimin Administrativ Nr.02/2022, pas kësaj date”, thuhet në njoftimin e MBPZHR-së.
Sipas njoftimit, dëshmia për sasinë e dorëzuar të grurit dorëzohet në Drejtoritë Komunale për Bujqësi në Komunat përkatëse, deri më 2 shtator 2022 në ora 16:00.
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se rruga Pejë – Kullë – Rozhajë, është…
Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar se do të shkatërrojë gjithë fushën iraniane të gazit…
Or Akta, është shtetasi izraelit i cili po qëndron në një vizitë të shkurtër në…
Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka pranuar këtë javë se "shumica" e anëtarëve të NATO-s…
Irani ka ekzekutuar tre burra për herë të parë në lidhje me protestat masive të…
Katër punëtorë, tre prej të cilëve shtetas nga Kosova, humbën jetën pasi përgjatë derdhjes së…