‘Beteja politike’ ka nisur këtë të shtunë! Nga një anë kryedemokrati Lulzim Basha mbledh sot delegatët e Kuvendit Kombëtar, ndërsa nga ana tjetër ish-kryeministri Sali Berisha zhvillon referendumin për të ratifikuar shkarkimin e Bashës.
Ndërkaq, procesi i votimit ka nisur në të gjitha degët e PD në rrethe. Votimi do të zgjasë deri në orën 17:00 dhe të drejtë vote kanë 75 mijë demokratë.
Me logo dhe vulë të re, fleta e votimit i jep dy mundësi demokratëve, të konfirmojnë ose jo me referendum largimin e kryedemokratit.
Për drejtimin e referendumit është ngritur edhe një komision zgjedhor i kryesuar nga Albana Vokshi, me anëtarë Ervin Minarollin, Eno Bozdon, Edit Harxhin dhe Keltis Krujën. Ky referendum zhvillohet për të ratifikuar vendimin që mori Kuvendi i thirrur nga Berisha më 11 dhjetor. Ndërkaq, pritet që ish kryeministri Berisha të vitojë në degën numër 2 në Tiranë, në ora 10:00.
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…