Ka nisur takimi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Selinë Qendrore të Partisë.
Kryetari i këtij subjekti, Isa Mustafa pritet që t’ua paraqes deputetëve të tij platformën për qeverinë e re.
Gjithashtu, atyre do t’i bëhet e ditur emrat e ministrave të kabinetit qeveritar të Avdullah Hotit.
Ndërkohë, mësohet se seanca për votim të kësaj qeverie pritet të mbahet të mërkurën, pas takimeve me grupet parlamentare të partive që pritet ta votojnë.