Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politika të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Joseph Borrell, tashmë është takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Në Twitter, Borrell ka publikuar fotografitë e takimit dhe ka shkruar se dialogu është hap shumë i rëndësishëm për të ardhmen evropiane të dy vendeve.
“Jam duke drejtuar një takim të ri të nivelit të lartë në dialogun Prishtinë – Beograd, me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Dialogu dhe rezultatet e tij janë rruga drejt të ardhmes evropiane të dy palëve. Në ndërkohë, ai sjell rezultate të rëndësishme për qytetarët e tyre”, ka shkruar Borrell.
Në një deklaratë për media, të dhënë para këtij takimi, Borrell tha se të gjitha palët e dinë që dialogu nuk do të jetë i lehtë, por ai duhet të vazhdojë.
“Është kënaqësi të presim në Bruksel presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, pas vizitës së tyre në Bruksel në fund të prillit. Në këtë moment, I inkurajojmë të vazhdojnë të takimet e dialogut pa vonesa dhe të sjellin rezultate të qarta, pavarësisht krejt vështirësive. E di se dialogu nuk do të jetë i lehtë, por ky proces me angazhimin e dy palëve është i nevojshëm për të mirën e njerëzve në Kosovë dhe Serbi. Ta bëjmë të qartë se dialogu është më i miri për të ardhmen evropiane të dy vendeve. Në ndërkohë, ai ka sjellur rezultate të rëndësishme për qytetarët e Kosovës”, ka deklaruar ai.
Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…
Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…
Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk e ka nënshkruar ende dekretin për datën e zgjedhjeve,…
Pamjet e shpërndara në mediat sociale tregojnë flakë dhe tym të dendur që ngrihen nga…
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, komentoi në rrjetin social Truth Social rritjen e ndjeshme të…