LAJME

Nisin përgatitjet për samitin, Tirana ‘vishet’ me ngjyrat e BE-së! Fotot e Churchill, Merkel e Kadaresë në Bulevard

Dita e nesërme do të jetë historike për Tiranën, pasi për herë të parë do të zhvillohet një samit i përmasave të tilla, ku do të marrin pjesë të gjithë liderët europianë. Tirana ka nisur përgatitjet për këtë ngjarje historike, ku në pallatin e kongreseve ka nisur edhe vendosja e skenës, shoqëruar edhe me logon e samitit.

Në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ janë vendosur foto të disa liderëve dhe figurave që kanë shënjuar historinë e Europës nga Winston Churchill deri te Angela Merkel, por nuk mungojnë as figurat shqiptare si shkrimtari Ismail Kadare. Atmosfera e ‘festimeve’ është shtrirë edhe në rrugët e kryeqytetit, në të cilat janë vendosur flamujt e BE-së dhe Shqipërisë.

Në pallatin e Kongreseve do të zhvillohet edhe konferenca e përbashkët mes kryeministrit Edi Rama, presidentes së KE-së, Ursula Von der Leyen, dhe presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel. Një pjesë e liderëve europainë pritet që të mbërrijnë në vendin tonë që prej ditës së sotme. Në total pritet të vijnë 32 delegacione, ndërsa bllokimi i rrugëve do të nisë që ditën e sotme për të siguruar mbarëvajtjen e samitit.

Gjithçka pritet të nisi rreth orës 10 të mëngjesit, ndërsa pritja e liderëve do të bëhet tek sheshi Italia dhe do të drejtohen drejt hotelit Mariotit tek stadiumi ‘Air Albania’. aty ku do të zhvillohet edhe mbledhja e samitit.

Mbledhja do të ketë një ndërprerje rreth orës 13:00 për të vijuar me hapësirën e drekës, ndërsa rreth orës 15:00 pritet të mbahet konferenca e përbashkët mes kryeministrit Rama, presidentes të Komisionit Europian Ursula Von der Leyen dhe presidentit të Këshillit Europian Charles Michel. Samiti do të pasqyrohet nga media të rëndësishme nërkombëtare, ndërsa deri më tani rreth 300 gazetarë janë akredituar nga e gjitha Europa për të qenë të pranishëm në samit.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

11 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

13 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

14 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

16 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

16 orë ago