POLITIKE

Nisma e Limajt nuk merret vetëm me tenderë, këto janë pozitat e larta që i kapën ‘akrabaja’ e liderëve të partisë

E larg punësimeve partiake nuk ka qëndruar fare as Nisma e Fatmir Limajt.

InDoks ka siguruar një listë të të punësuarve, kryesisht me kontratë mbi vepër, në ministrinë e drejtuar nga njëringa njerëzit më të afërt të Fatmir Limajt, Endri Shala, dhe aty del që së paku 30 të punësuar janë militant të kësaj partie. Siç kishte raportuar Insajderi, një tjetër drejtues I Nismës, Jakup Krasniqi kishte arritur që në institucionet publike të punësonte 6 nipërit e tij.

Institucionet e Republikës së Kosovës dikur i kishin hapur dyert për gjashtë nipërit e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqit. Katër vëllezërit e themeluesit të Nismës kanë të punësuar djemtë e tyre në institucione të ndryshme të vendit.

Vëllai tjetër i Jakupit, Halimi që kishte qenë drejtor në një shkollë në Negrovc , ka të punësuar djalin e tij në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale. Bledar Krasniqi, është nipi tjetër i Jakup Krasniqit që institucionet e vendit ia kanë hapur dyert.

Po ashtu edhe Agimi, vëllai tjetër i Jakupit ka të punësuar djalin në institucionet e vendit. Arian Krasniqit ia hapi dyert Ministria e Tregtisë dhe Industrisë që udhëhiqet nga partia që e themeloi Jakup Krasnqi. Pas shkarkimit të ministrit, Bajram Hasani u punësua në Ministrinë e Drejtësisë.

Konak nipërve të ta Jakup Krasniqit i bërën edhe Administrata Tatimore e Kosovës. Aty u punësua Iliri djali i Rexhepit.

Për dallim nga pesë nipërit e Krasniqit që kishin qëndruar të heshtur për publikun, kishte qenë Kushtrimi, djali i Rexhepit që ishte përfshirë në një skandal. Ai si zyrtar i lartë i MPB-së kishte punuar në favor të tezakut të tij dhe dy valltareve nga Shqipëria.

Në ministrinë e drejtuar nga Endrit Shala, po me kontratë mbi vepër u punësua madje dhe burri I vajzës së Limajt, Veron Selmani, kurse motra e bashkëshortes së tij, Sadbere Balajt u punësua në Ministrinë e Diasporës të drejtuar nga Dardan Gashi, një sekser i njohur në politikën kosovare. Në një dikaster të kontrolluar nga Nisma madje u punësua edhe gruaja e shoferit të Fatmir Limajt.

Një OJQ tjetër, AVONET, kishte reaguar në një rast se Ministria e Arsimit që po ashtu udhëhiqej nga Nisma, ishte bërë çerdhe e punësimit për këtë parti, ata kishin numëruar së me emër 9 militantë të punësuar që pas ardhjes së ministrit Shyqeri Bytyqi.

Punësimet me diktat të partisë, në Republikë tashmë janë diçka që nuk i është shmangur asnjë parti. Madje as Vetëvendosje, që pritet që të vijë në pushtet. Ajo që mund të thuhet pa pasur frikë që dikujt i hyhet në hak është që plaçkitja e shtetit me punësimin e armatës së militantëve ka vazhduar, dhe pritet të vazhdojë edhe gjatë


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

1 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

6 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

16 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

20 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

20 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

24 orë ago