POLITIKE

Nisma e tyre për t’iu bashkuar NATO-s/ Rusia kërcënon me luftë dy shtetet europiane

Kremlini zyrtar ka kërcënuar me luftë Suedinë dhe Finlandën pas nismës së këtyre dy shteteve për t’iu bashkuar NATO-s. Deklarata u bë sot në mesditë teksa Ministria e Jashtme e Rusisë shprehet se “do të bëjnë gjithçka për të neutralizuar çdo rrezik të mundshëm” duke patur në fokus pikërisht Finlandën dhe Suendinë.

Helsinki do të aplikojë sot për në NATO kurse Suedia në ditët në vijim. Të dy shtetet ishin në një raport të ngushtë me NATO-n, por jo pjesë e saj për të mos krijuar tensione me Rusinë. Por, ishte pushtimi i Ukrainës nga Rusia që i dha fund kësaj politike duke bërë që edhe këto dy shtete të anëtarësohen në NATO. Tashmë Rusia do të ketë kufi me NATO-n edhe në skajin verior të saj siç është Finlanda, ndërkohë që deri më tani kishte vetëm bendet balltike si edhe kufirin ujor në detin e Zi me Turqinë.

Në prag të pranimit të tyre në NATO, kryeministri britanik Boris Johnson premtoi të mërkurën se do të mbronte Suedinë dhe Finlandën kundër kërcënimeve të mundshme ruse ndërsa udhëtoi në të dy vendet për të nënshkruar marrëveshje reciproke të sigurisë.

Në këtë rajon, Norvegjia, Danimarka dhe tre shtetet balltike janë tashmë anëtarë të NATO-s dhe shtimi i Finlandës dhe Suedisë do ta shqetësojë shumë Moskën, e cila thotë se zgjerimi i organizatës është një kërcënim i drejtpërdrejtë për sigurinë e saj duke çuar në reagimin e sotëm.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

7 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

12 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

22 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

1 ditë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago