Nisma për Kosovën e drejtuar nga Fatmir Limaj duket se nuk i ka punët aspak mirë as nga brenda. Një parti që në zgjedhjet e 6 tetorit mori 4 deputetë në koalicion me AKR-në, tash ka nisur të ketë përplasje në mes të figurave kryesore të saja.
Deputeti Haxhi Shala mund të thuhet se është njeriu që siguroi që Avdullah Hoti dhe Qeveria e tij me AAK-në dhe Nismen të votohet. Me 61 vota për, 24 kundër dhe 1 abstenim, Qeveria Hoti u votua në Kuvend pa ndonjë debat të madh.
Ishte ky deputet i Nismës që për disa ditë tha se nuk do ta votojë, por në seancë tregoi se ka ndërruar mendje.
“Pasi më kanë ardhë në shtëpi presidenti dhe ish-kryeministri Haradinaj kam ndërruar mendje, vota ime do të jetë pro Qeverisë”, tha Shala, shkruan Reporteri.net.
Por Shala, që vjen nga Malisheva, tregoi se ka edhe mospajtime të mëdha me partinë e tij.
Ai tha se mendonte të mos e votonte këtë Qeveri, pasi, sipas tij, partia është monopolizuar nga dy persona. Për këtë ai nuk dha emra, por ka zëra që thonë se ai në vecanti është i pakënaqur dhe ka mospjatime të mëdha me kreun e partisë dhe bashkëvendasin, Fatmir Limaj.
Burimet thonë se ka të bëjë me ndarjen e pushtetit në Qeveri. Se a do të jetë Nisma edhe më tutje unike në Kuvend, gjë që do ta garantojë edhe një votë me të qendrueshme për Qeverinë, pritet të shihet.
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…