Ish-deputeti i AAK-së, Muharrem Nitaj, duket se nuk po e përjeton mirë humbjen e partisë së tij dhe mbetjen në opozitë.
Sipas tij, në rast se Haradinaj, Limaj e Veseli të tregoheshin parimor dhe ta vazhdonin bashkëpunimin edhe para 6 tetorit, do t’i fitonin zgjedhjet.
Por sipas tij një gjë e tillë nuk ndodhi, meqenëse “zotnitë janë prishë ndër vete”.
“Sikur partneret e PAN-it te ishin me parimor ne politike e ta vazhdonin rrugëtimin bashke, me votat qe i kane marre ne këto zgjedhje prapë do te ishin te paret! Sikur Pacolli e Mimoza te ishin me LDK-ne, prap do te shënohej i njëjti rezultat, ajo do te ishte e dyta dhe VV do te ishte e treta! Kështu qe ne këto zgjedhje nuk ka ndodhur kurrfarë çudie, rezultati është i njëjtë, veç zotnitë janë prishe nder veti!”, ka shkruar ish-deputeti i AAK-së.
Në fund ai teksa ka komentuar fitoren e VV-së, ka thënë se ndarja e PSD-së s’ia ka lënë “shenjë” fare partisë së Kurtit.
“Po duhet thënë edhe diçka, ndarja e PSD-së nuk ia ka lënë shenjë VV-së! Kjo është fitore për ta”, ka përfunduar Nitaj.
AAK-ja e Haradinajt ka dalë e katërta në zgjedhjet e 6 tetorit edhe përkundër koalicionit me PSD-në e Shpend Ahmetit.