Një operacion antidrogë i policisë greke në Athinë ka zbuluar 104 kilogramë kokainë dhe për këtë janë arrestuar dy shqiptarë dhe një kroat. Në një banesë në Attica Policia ka zbuluar 104 kilogram kokainë të fshehura branda në apartament. Kokaina ishte e fshehur në një enë me rërë, në furrën e gatimit dhe poshtë dyshekut ku flinin shqiptarë.
Po ashtu Policia greke gjeti dhe sekuestroi në total 828 mijë euro të cilët dyshohet se i përkisinin dy shqiptarëve të përfituara nga trafiku i lëndëve narkotike. Njëri prej shqiptarëve është i moshës 40 vjeç dhe dyshohet se është kordinatori i grupit.
Për këtë operacion që është në vijim, ka reaguar edhe ministri i Mbrojtjes greke, Michalis Chrysohoidis i cili ka përgëzuar forcat e policisë për finalizimin e këtij operacioni.
“Punë është bërë. Shumë urime. Shkatërrim i organizatës kriminale për trafikun e drogës”, shkruan ministri grek Michalis Chrysohoidis teksa ka publikuar edhe pamje nga operacioni.
Ndërkohë sipas mediave greke gjatë arrestimit njëri prej shqiptarëve ka përgëzuar edhe policinë greke, duke thënë: ‘Bravo më kapët’!
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…