KRYESORE

“Një ditë historike, të parët në botë”, fëmijët deri në 16 vjeç në Australi mbeten pa rrjete sociale

Adoleshentët në Australi u thanë lamtumirë rrjeteve sociale përgjithmonë. Ndalimi i parë në botë i mediave sociale për fëmijët nën 16 vjeç ka hyrë tashmë në fuqi. “Përshëndetje studentë, unë jam kryeministri dhe dua të flas drejtpërdrejt me ju për diçka shumë të rëndësishme”, tha Anthony Albanese duke sqaruar se vendimi është i pari në të gjithë botën dhe një model për tu ndjekur nga vendet e tjera.

Kryeministri Australian shtoi se ndaloi rrjetet sociale për atë grupmoshë në mënyrë që fëmijët të mos rriten me algoritme dhe presion, por të qetë dhe nën kontrollin e prindërve të tyre.

“Është një nga ndryshimet më të mëdha shoqërore dhe kulturore me të cilat është përballur kombi ynë. Është një reformë e thellë, e cila do të vazhdojë të jehojë në të gjithë botën në muajt në vijim, për të ndihmuar jo vetëm këtë brez, por edhe brezat që do të vijnë. Bëhet fjalë për familjet tona që marrin përsëri kontrollin. Teknologjia mund të ketë një ndikim të mahnitshëm në lehtësimin e jetës sonë, por është e rëndësishme, ndërsa teknologjia zhvillohet, që njerëzit të mbajnë kontrollin, që ne të shprehim autoritetin tonë si shoqëri dhe të mbështesim familjet dhe të themi se mjaft është mjaft”, tha ai.

Fëmijët shprehin mendime të perziera lidhur me ndalimin e rrjeteve sociale.

“Ne meritojmë kohë me njerëz të vërtetë për të mësuar gjuhën e trupit, tonin, empatinë dhe të gjitha sinjalet sociale që nuk mund t’i marrësh nga një ekran. Ne gjithashtu meritojmë edhe mërzinë sepse mërzia është ajo që e bën trurin tonë të nxisë kreativitetin dhe të mendojë për ide të mëdha”, tha Florence Brodribb, përdoruese e rrjeteve sociale.

“Është paksa e pakuptimtë, ne thjesht do të krijojmë mënyra të reja për të hyrë në këto platforma, kështu që çfarë kuptimi ka kjo? Mendoj se është paksa e padrejtë sepse na dhanë një afat shumë të shkurtër për t’u përgatitur dhe mendoj se duhet të jetë ndoshta 14 ose 15 vjeç për të pasur një përjashtim sepse ata mund të fillojnë të gjejnë një punë dhe mendoj se është paksa e padrejtë që ata nuk mund të përdorin rrjetet e tyre sociale”, tha Claire Ni, studente.

Sipas zyrës së statistikave të vendit, në Australi ka pesë milionë fëmijë nën moshën 16 vjeç dhe një milion midis moshës 10 dhe 15 vjeç.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Haxhiu s’vazhdon me votim për zgjedhjen e Presidentit: S’ka kuorum, s’janë 80 deputetë, po e ndërpres

Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…

3 orë ago
  • KRYESORE

S’ka kuorum për t’i votuar amendamentet, seanca për zgjedhjen e Presidentit nga ora 22:00

Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…

4 orë ago
  • BOTA

Mediat iraniane pretendojnë se Garda Revolucionare e Iranit ka goditur me dronë aeroplanmbajtësen Abraham Lincoln

Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…

4 orë ago
  • POLITIKE

Kuvendi del me njoftim për seancën e thirrur për amendamentet e Presidentes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…

5 orë ago
  • KRYESORE

Trump i thotë Teheranit: Unë personalisht do ta zgjedh ajatollahun tuaj të ri!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…

5 orë ago
  • KRYESORE

Osmani kërkon ndryshime kushtetuese: Presidenti të zgjidhet direkt nga populli

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…

9 orë ago