Gazetari Blendi Fevziu ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale për tragjedinë e rëndë që ndodhi sot në plazhin e Potamit në Himarë, ku një vajzë 7-vjeçare humbi jetën pasi u përplas nga gomonia në breg të detit.
Fevziu shprehet i tronditur për këtë ngjarje, teksa thotë se familja e vajzës së ndjerë tashmë është e gjymtuar dhe të penduar se zgjodhën të pushojnë në atdhe.
Gazetari i njohur shkruan më tej se situata në bregdet është kritike, pasi ligjin aty e bëjnë trafikantët e fortë dhe djemtë e biznesmenëve duke rrezikuar çdo ditë jetën e pushuesve të tjerë. Fevziu ka shpërndarë edhe dy video, ku dallohen disa motorë uji teksa kryejnë manovra të rrezikshme pranë bregut të detit.
Reagimi i Blendi Fevziut:
Një familje nuk do ta shohë më kurrë vajzën 7 vjeçare. Nuk do zgjohet në mëngjes me buzeqeshjen e saj. Nuk do ti thotë “Natën e mirë shpirt”. Nuk do ulen as bashkë në tavolinën e drekës dhe as do shohin TV. Një familje është gjymtuar sot duke humbur ëngjëllin e saj 7 vjeçar. Çdo njeri që është prind, por edhe çdo qënie njerëzore që funksionon realisht si e tillë e di se çfarë dhimbje është kjo. Fëmija iku nga kjo botë, atë moment kur familja besonte se po i jepte asaj gëzim. Po pushonin në Shqipëri, në atdhe, kthyer me gjasë nga emigracioni. Po i tregonin bukurite e vendlindjes së saj dhe me siguri ishin të lumtur që po e bënin këtë. Deri atë moment kur vajza mori goditjen fatale e me siguri, prinderit e saj do mallkojnë veten gjithë jetën që zgjodhën ti bëjnë pushimet në atdhe.
Nuk i di rrethanat e aksidentit dhe nuk merrem dot me to pa pasur me shume detaje. Por e di shume mire qe kjo eshte nje nga historite e paralajmeruar cdo dite. Qe prej me shume se 15 vitesh flas cdo sezon personalisht me Ministrat e Brendshem dhe Drejtorat e policise i trembur nga kjo barbari. Si notar dhe zhytes i perditshem jam i tmerruar nga imazhet qe shoh. Deti shqiptar eshte nje xhungel ku ligjin nuk e ben as policia, as pushteti lokal as ministria e turizmit, as marina dhe askush tjeter. E bejne bandite dhe trafikante qe pasi parkojne makinat luksoze dhe te pajustfikuara terbojne plazhet me performancen e jet skive dhe jane bere tmerri i pushuesve. E bejne femijet e biznesmeneve te papergjegjshem qe nuk e kuptojne se me parate e tyre mund t’ju blejne femijeve te mira materiale por jo te drejten per te neperkembur dinjitetin e pushuesve te tjere. E bejne laca me zinxhire floriri qe ngrene zerin ne kupe te qiellit nga gomonet e shtrenjta dhe derdhin shampanje, duke mos lene askend te qete pak metra me tutje ne breg. E bejne ata qe sot bllokohen nga policia e neser nxirren nga gjykata duke i lene policet qe kane zbatuar ligjin si guake. E bejne skafistet qe mbushin skafet plot me pushues dhe fluturojne pa asnje mase sigurie, madje pa veshur edhe femijet e vegjel me jeleke sigurimi. Ka vite qe jet skite jane tmerr ne gjithe bregdetin shqiptar. Nuk jane atraksion turistik fitimprures, por rrezik permanent. Dhe nuk ndalohen si ne gjysmen e Europes sepse i prishin rehatin 15 banditeve dhe femijeve te llastuar. Vetem kaq. Ka me dhjetra detaje te tilla, por skane asnje vlere te permenden sot. Sepse sot, nje vajze 7 vjecare nuk jeton me. Sot iku nga kjo bote per fajin tone. Te gjitheve bashke. Sot jemi te gjithe me te. Neser do dale nje histori tjeter. Sic ka ndodhur me cdo gje. Dhe ne do merremi me historine e re. Por dy prinderit e saj, do jetojne gjithe jeten me dhimbjen dhe pengun qe e deshen kaq shume Shqiperine. Sa i dhane edhe vajzen. U prehsh ne paqe shpirt i bardhe!