LAJME

Një grua e dehur “i rreh” tre policë në stacion

Nijet e bëri ta lajmërojë e arrestojë dikë, por përfundoi vetë prapa grilave.

Një grua që shkoi në polici për t’u ankuar për një ngjarje që i ndodhi, e bëri lëmsh krejt stacionin. Kjo meqë në gjendje të dehur ajo sulmoi tre zyrtarë policorë, pak para mesnate, të enjten.

Ngjarja u zhvillua në stacionin policor “Veriu” në lagjen Arbëria në Prishtinë, ku e dyshuara fillimisht sulmoi e ofendoi rëndë një zytare policore që po e intervistonte e më pas të njëjtën gjë ua bëri edhe me dy kolegëve të saj.

Njërin nga ta e goditi me derë të zyrës, e tjetrin me duar. Me këtë e njëjta dyshohet se u ka shkaktuar lëndime trupore dhe për këtë kanë marrë tretman mjekësor, njofton Klan Kosova.

E.P. tashti po mbahet në ndalim sepse ndaj saj rëndon vepra e sulmit ndaj personit zyrtar.

“Pas konsultimit me prokurorin e shtetit i njëjti ka udhëzuar që rasti të iniciohet në drejtim të veprës penale sulm ndaj personit zyrtar si dhe ndaj saj ka lëshuar aktvendim mbi masën e ndalimit prej 48 orësh”, ka thënë, Laureta Ulaj, zëdhënëse në Prokurorinë Themelore të Prishtinë.

Klan Kosova mori vesh se tre policët që i vizitoi autoambulanca, morën vetëm lëndime të lehta trupore dhe tani janë në gjendje të mirë shëndetësore.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Osmani pretendon: Kurti s’e do presidenten që merret me politikë të jashtme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi senjë nga arsyet pse Kryeministri Albin Kurti ndryshoi qëndrim…

8 orë ago
  • KRYESORE

Osmani: I kisha votat për presidente, por Kurti nuk më kandidoi

Presidentja Vjosa Osmani, ka deklaruar se ishte e bindur se do të siguronte votat e…

10 orë ago
  • KRYESORE

Trump: Lufta mund të përfundojë shpejt, SHBA-të po shqyrtojnë kontrollin e Ngushticës së Hormuzit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi në një intervistë telefonike për CBS News…

10 orë ago
  • BOTA

‘Gjuetia’ që s’ka të ndalur! Si po i eliminon Izraeli një e nga një gjeneralët e Iranit dhe Hezbollahut

Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…

13 orë ago
  • KRYESORE

Kushtetuesja vendos masë të përkohshme në lidhje me dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…

14 orë ago
  • KRYESORE

“Po i hedhin benzinë zjarrit”, Erdogan paralajmëron Iranin

Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…

14 orë ago