Një muaj pas shqiptimit të masës së suspendimit U.D i drejtorit të Burgut së Sigurise së Lartë në Dyz, Burim Buleshkaj është kthyer në punë.
Shkelje të lehtë të masave gjatë kohës së pandemisë e kishte vlerësuar Komisioni Disiplinor i Ministrisë së Drejtësisë pjesëmarrjen në afengun e Bajgorës të ushtruesit të detyrës së drejtorit të Burgut të Sigurisë së Lartë, Burim Buleshkaj.
Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Insajderi, drejtor i Shërbimit Korrektues, Nehat Thaçi.
“Po është kthyer në punë pasi është shqyrtuar rasti. Zyrtarit i është dhënë vërejtje, pra është konstatuar shkelje administrative e lehtë”, ka bërë të ditur Thaçi për Insajderin.
Burim Buleshkaj u suspenduar nga punë pasi kishte qenë i pranishëm në një ndejë private në Shalë të Bajgorës së bashku me Nazmi Thaçin, vëllanë e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, me dy persona të dyshuar për lidhje me krimin: biznesmenin Blerim Potera dhe Bedri Mustafën, vëllanë e komandant “Remit”.
Ndonëse, organizimi i kësaj “ndeje” ishte bërë në kohë pandemie duke mos respektuar kështu vendimin mbi masat e emergjencës shëndetësore, përkatësisht me kufizimin e lëvizjes dhe të tubimeve.
Një ditë pas raportimit të Gazetës Insajderi, për ndejen e “Bajgorës”, Ministria e Drejtësisë kishte suspendohen Burim Buleshkaj, ushtrues detyre i burgut të Sigurisë së Lartë dhe komandanti i Njësisë Speciale, Amir Gërguri.
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…