LAJME

Një muze për malësinë e madhe, kulla e Çun Mulës do të përurohet më 16 gusht

Rruga për në Malësinë e Madhe ofron jo vetëm peisazhe të bukura por edhe histori. Në Hot gjendet kulla e Çun Mulës, luftëtarit të pamposhtur për liri e çlirim kombëtar.

Shtëpia me tre kate e kishte humbur prej vitesh “krenarinë” e saj për shkak të degradimit të vazhdueshëm që i sillte koha. Për fatin e mirë iniciativa e trashëgimtarëve të familjes dhe shqiptarëve që jetojnë kryesisht në SHBA bëri që kulla e Çun Mulës të marrë rrugën drejt shndërrimit në një muze të mirëfilltë të Malësisë së Madhe.

Është një punë kolosale që para dy vjetësh kur e kemi filluar nuk e imagjinonim dot që do të arrinim të bënin inaugurimin e kullës së rinovuar”, u shpreh Arian Bajraktari, Trashëgimtar i familjes së Çun Mulës.

Malësisë së Madhe i mungonte një muze i mirëfilltë dhe kulla e Çun Mulës duket se do ta kryejë më së miri misionin e ri të saj. Për kullën është dashur një ndërhyrje deri në detaje por duke ruajtur në çdo rast elementët autentikë.

Kulla e Çun Mulës dhe shndërrimi i saj në muze do t’i rikthejë Malësisë së Madhe një krenari që ajo e meritonte ta kishte prej kohësh.

/RTSH/


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

VIDEO/ Momenti kur aktivizohet sistemi mbrojtës ajror, sulmohet Ambasada Amerikane në Bagdad

Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…

6 orë ago
  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

11 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

13 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

17 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

19 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

1 ditë ago