Prijedori, qytet nën administrimin e Republikës Srpska në Bosnje dhe Hercegovinë edhe këtë vit ka marrë vendim që të organizojë një festë të ‘turpshme’.
E quajtur “Dita e Mbrojtjes së qytetit”, kjo festë shënon ditën e persekutimit të boshnjakëve dhe kroatëve nga Prijedori.
Edhe ftesa e kësaj feste përmbante thirrje provokative. Administrata e qytetit të Prijedorit ftoi sot të gjithë bashkëqytetarët që të marrin pjesë në aktivitetet “për shënimin e 32 vjetorit të mbrojtjes së qytetit nga sulmi i forcave paramilitare myslimane dhe kroate, ku mbetën të vrarë 15 ushtarë dhe 26 të plagosur”.
Nuk munguan as këngët nacionaliste. Këngët “Veseli se srpski rode” dhe “Mars na Drinu” u alternuan në sistemin e adresimit publik.
Kjo festë shënohet pavarësisht akuzave që janë ngritur kundër Radovan Karaxhiqit, ku thuhet se më 21 gusht 1992, policët serbë prej Prijedorit i kishin vrarë rreth 200 boshnjakë të kapur në Koriqanske Stijene.
Karaxhiqi u gjykua për gjenocid në Srebrenicë dhe në shtatë komuna të tjera, përfshirë në Prijedor, ku i kishte terrorizuar banorët e Sarajevës dhe i kishte marrë pengë paqeruajtësit e OKB-së.
Ndryshe, krimineli i luftës dhe ish-presidenti i Republikës Srpska, Radovan Karaxhiq, u dënua me burgim të përjetshëm.
Karaxhiq është dënuar më 2016 me 40 vjet burgim, duke u shpallur fajtor për gjenocid në masakrën e Srebrenicës më 1995.
Kështu, Gjykata në Hagë ka kundërshtuar apelin e ish-liderit të serbëve të Bosnjës dhe i ka zgjatur dënimin me burgim të përjetshëm.
Në këtë vend janë vrarë më shumë se 8,000 burra dhe djem myslimanë nga forcat serbe të Bonjës, për të shënuar mizorinë më keqe në Evropë prej Luftës së Dytë Botërore.
Ndërsa më shumë se 100,000 persona janë vrarë dhe rreth 2.2 milionë të tjerë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre gjatë Luftës në Bosnjë në periudhën 1992-95.
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…