Ish-boksieri shqiptar, Besar Nimani, është vrarë të shtunën e kaluar në mbrëmje në Bielefeld të Gjermanisë.
Në lidhje me këtë Berat Nimani, vëllau i viktimës ka thënë për Klankosova.tv se të dyshuarit për vrasjen e ish-boksierit janë dy kurdë dhe një serb i Mitrovicës.
Sipas Nimanit, ata janë duke u kërkuar nga INTERPOL-i, pasi sipas tij, kanë arritur të largohen nga Gjermania.
Ndërkohë të enjten do të bëhet varrimi i ish-boksierit kosovar, Besar Nimani.
Këtë e ka bërë të ditur vëllai i tij Berat Nimani, përmes një postimi në Facebook, ku bëri të ditur se varrimi i Besarit do të bëhet në Bielefeld të Gjermanisë.
“Varrimi i Besar Nimanit do të bëhet të enjten me 14.03.2024 ne Bielefeld nga ora 10:00 e mëngjesit në varresat e myslimanëve”, ka shkruar Berati.
Një aeroplan ushtarak KC-135 për furnizim me karburant është rrëzuar në Irak, pas një “incidenti”…
Bashkësia Islame e Kosovës ka rritur vlerën e Sadakatul Fitrit për këtë Ramazani, duke e përcaktuar atë…
Prokuroria shtetërore në Lubjanë, Slloveni, ka ngritur më 12 janar aktakuzë kundër kryepeshkopit të Kishës…
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se për herë të parë në sistemin publik…
Shprehja e famshme se “diçka ndodhi dhe pjesa tjetër është histori” nuk vlen për zhvillimet…
Mes sulmeve amerikano-iraniane që po zhvillohen në Iran flamuri Izraelit i projektuar në qendër të…