Një sulm me dron ukrainas shkaktoi një zjarr të madh dhe dëmtoi cisterna të shumta të mbushura me karburant në një depo nafte në rajonin Krasnodar të Rusisë, thanë të premten zyrtarët rajonalë.
Guvernatori i Krasnodarit, Veniamin Kondratyev, theksoi të premten në mëngjes në Telegram se zjarri në qendrën e naftës në rrethin Temryuk ishte duke u shuar dhe se kishte viktima, shkruajnë mediat e huaja.
“Tri cisterna me derivate janë dëmtuar dhe djegur. Zjarri aktualisht është duke u shuar”, ka shkruar ai.
Atje thuhet se ka të lënduar në mesin e punonjësve të depove të naftës dhe ata po marrin ndihmë mjekësore.
Ndërkohë punonjësit e mbetur janë evakuuar.
Sulmet me dronë ukrainas ndaj rafinerive të naftës dhe infrastrukturës energjetike në tokën ruse janë shtuar që nga fillimi i vitit.
Kievi filloi një fushatë për të penguar prodhimin e benzinës, e cila nxit ekonominë e luftës së presidentit Vladimir Putin.
An oil depot in the Temryuksky district of Russia's Krasnodar region was attacked by drones last night, Russian Telegram channels report.
A fire broke out at the oil depot. 3 tank cars with oil products were burning and damaged, the local governor said. pic.twitter.com/dhqY5qFWHv
— Anton Gerashchenko (@Gerashchenko_en) May 31, 2024