Televizioni shtetëror rus raportoi për vdekjen e komandantit të regjimentit të Forcave Ajrore të Kostroma, kolonel Sergei Sukharev dhe katër ushtarë të tjerë në territorin e Ukrainës.
Sipas televizinit shtetëroru, u vranë rreshteri i lartë Sergei Lebedev, rreshteri Alexander Limonov, tetari Yuri Degtyarev dhe kapiteni Alexei Nikitin.
“Kapiteni Alexei Nikitin vdiq në krye të detyrës – Kostroma shërbeu në një nga njësitë ushtarake të Anapa”, thuhet në faqen e internetit të Kompanisë Shtetërore të Transmetimit të Televizionit dhe Radios Kostroma.
BBC vë në dukje se Regjimenti i 331-të i Gardës Ajrore, i komanduar nga koloneli Sukharev, mori pjesë në të dy fushatat çeçene, si dhe në luftën pesë-ditore në Osetinë e Jugut në 2008.
— Rob Lee (@RALee85) March 17, 2022