Targat “AA 342 LM”, me të cilat u kamuflua makina tip “Mercedez Benz” e përdorur për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja në mbikalimin e Sukthit në autostradën Durrës-Tiranë janë denoncuar të vjedhura në Tiranë një javë para ngjarjes.
ReportTv mëson se ato i përkasin një veture ‘Nissan’ në pronësi të V.Gj. e cila kur ka dalë një javë më parë në mëngjes të përdorë makinën e saj e ka gjetur atë pa targa.
Policia ka nisur hetimet por nuk ka mundur të gjejë autorët e vjedhjes së kësaj targe e cila ka qenë pjesë e planit të atentatit të mirë organizuar më herët. Në pyetje është marrë edhe e reja pronare e mjetit që i janë vjedhur targat ndërsa denoncimi i saj nuk ka mundur të parandaloj krimin pasi policia nuk ra në gjurmët e hajdutëve.
Këto targa ju vunë makinës “Mercedez Benz 280” e cila pasi kreu atentatin në parakalim ndaj furoistradës ku udhëtonte dhe prokurori me Aleksandër Lahon njohur edhe si Ladi Muharremi, u largua në drejtim të Gjirit të Lalzit për t’u braktisur e padjegur. Në brendësi të këtij mjeti u gjetën dy maska koke, dy automatik kallashnikov, një shihe benzinë dhe disa gjurmë të të cilat po analizohen në laboratorin e policisë shkencore. Saktësisht në makinë janë gjetur gjurmë gishtash, pështymë dhe qime floku në kapuç.
Hetimet për këtë rast po kryhen nga krimet e rënda ndërsa me pamje filmike policia ka mundur të rindërtojë vetëm disa minuta të ndjekjes së makinës ku ndodhej prokurori nga makina e atentatorërëve dhe ende jo momentin e atentatit. Të plagosurit mes tyre prokurori Ndoja shoferi i tij dhe i “forti i Sukthit” ndodhen ende nën kujdesin e mjekëve. Dy ditë më parë pasi kishte drekuar në një restorant në Durrës me Muahrremin prokurori Ndoja u nis drejt Tiranës me automjetin që ai përdorte foristradë GLK por e cila kishte pronar real Fadil Callikun.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…