Një tjetër mjek me covid-19, Kalo për kolegun: Jam i bindur se edhe nga shtrati do të vijojë punën e tij

Një tjetër mjek është infektuar me COVID-19. Lajmin e bën të ditur doktorr Tritan Kalo për kolegun e tij reanimator Roland Xhaxho, i cili sot është shtruar në spitalin infektiv për t’u shëruar nga ky virus.

“I dashur Landi te urojme sherim te shpejte!

Kolegu, miku i ngushte, reanimatori i talentuar, novator i vecante e pedagogu njerezor Prof. Roland Xhaxho, eshte shtruar sot ne repartin infektiv i prekur nga ky virus.
Mbasi ka qene gjate gjithe kesaj periudhe person kryesor ne pershtatjen e sherbimeve te reanimacionit per perballjen me kete epidemi, sic duket do t’i duhet te “pushoje” disa dite, tashme si pacient i perkoheshem.
Megjithese jam i bindur se dhe nga dhoma apo shtrati i spitalit do te vazhdoje te jape kontributin e tij te cmuar me dijet, energjite e optimizmin e perhershem.
Sherim te shpejte aty midis kolegesh,”-shkruan Kalo.