FOTO&VIDEO

Raporti suedez: Ja kur arrihet piku i koronavirusit në Ballkan!

Suedia ka vënë në dispozicion të bizneseve dhe qytetarëve një paketë prej 150 miliardë eurosh, në këtë periudhë të vështirë të koronavirusit.

Shqiptari që jeton në Suedi, Jurgen Malaj, tha në një lidhje me “Skype” për News24 se suedezët po e presin me qetësi këtë situatë, pasi sipas tij, kanë kulturë dhe standard jetese.

Ndër të tjera, shqiptari tha se shkencëtarët suedezë janë mbyllur dhe po punojnë për vaksinën kundër COVID-19, ndërsa shtoi se ata kanë nxjerrë një raport, ku thuhet se piku i këtij virusi në Ballkan do të jetë më 14-21 prill.

“Suedia ka zgjedhur këtë rrugë, sepse beson tek imuniteti i tufës. Drejtuesit kanë zgjedhur të mos izolohet popullata, pasi sipas tyre, ky virus do të kthehet në nëntor dhe duhet krijuar imunitet.

Qeveria ka hapur një buxhet për të ndihmuar biznesin, qytetarët, 150 miliardë euro. Suedia ka dhe një raport, shkencëtarët e saj janë ngujuar për të gjetur vaksinën. Në raport thuhet se do të ketë një kulm të virusit, që do të nisë nga 14 prilli.

Këta po e presin me qetësi, kanë kulturën, kanë standard jetese. Të moshuarve, edhe pa pandemi, iu shkon ilaçi dhe ushqimi në shtëpi. Ndryshe nga qeveria shqiptare që ka nxjerrë në rrugë ushtrinë, Suedia nuk është për shtetrrethim. Këtu nuk përdoren maska, doreza, në popullatë, se në personelin mjekësor sigurisht që përdoren. Suedia ka gjendje në bunkere për raste lufte, që i kanë nxjerrë dhe i gjithë shteti është në gatishmëri.

Këta kanë një raport, që thotë se Ballkani do të ketë kulmin e pandemisë 14 deri më 21 prill, dhe pastaj kurba do të nisë të bjerë, dhe në javën e fundit të prillit do të kemi shërimin e popullatës. Këta kanë informacione, janë një hap para në informacionet e Inteligjencës”, tha shqiptari.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

10 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

15 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

2 ditë ago