POLITIKE

Njëri nga krerët e veteranëve përmend mundësinë që Thaçi të ftohet nga Gjykata Speciale

Prokuroria e Specializuar për krime të luftës në Kosovë, me seli në Hagë, ka rritur dinamikën e ftesave për intervistim të personave të caktuar, ndonëse nuk e ka bërë të ditur numrin e saktë të personave të intervistuar deri më tash. Vetëm në muajin e fundit, të ftuar për intervistim janë ish-eprorë të UÇK-së, ish-deputetë, por edhe përfaqësues politikë të Kosovës. nga krerët e UÇK’së, të fundit që janë ftuar nga Specialja janë Kadri Veseli e Ramiz Llavdrovci.

E nga organizata e Veteranëve të Kosovës nuk po e përjashtojnë mundësinë që në Hagë të thirret edhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi.

Përfaqësuesi i veteranëve të UÇK-së, Nasim Haradinaj, në një deklaratë dhënë Gazetës Express, është shprehur se ka gjasa që edhe Presidenti i vendit, Hashim Thaçi të thirret nga Specialja për intervistim.

“Përderisa Thaçi ka qenë pjesëtar i UÇK ‘së nuk është befasi edhe nëse thirret nga Gjykata. Derisa ka qenë në UÇK për askënd nuk ka përjashtim. Askush nuk mund të jetë i pamundshëm për me u thirre”, ka deklaruar Haradinaj.

E Hashim Thaçi është njëri ndër themeluesit e organizatës politiko-ushtarake, Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Por zyrtari i veteranëve Nasim Haradinaj, i tha Expressit se ftesa të reja për interstim nga Specialja pritet që vijnë se shpejti për ish-luftëtarë të tjerë të UÇK’së.

“Ne kemi vendosur që t’i përcjellim këto gjëra. Për ne tash është e gjitha normale kjo çështje pasi që veç është aprovu kjo punë. Nuk na mbetet tash që të presim asgjë tjetër, pasiqë target janë krejt UÇK. Ka ftesa që janë duke ardhur çdo ditë. Dje, pardje janë lajmëruar emra të rinjë”, thotë Haradinaj.

Prokuroria Speciale, deri më tash, ka ftuar për intervistim dhjetëra persona, ndër ta edhe disa nga ish-figurat e larta të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që pas luftës kanë qenë dhe janë pjesë e skenës politike të Kosovës.

Të enjten, edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, tha se është ftuar për intervistim.

Sidoqoftë, Prokuroria e Specializuar, deri më tash, ka intervistuar edhe disa nga ish-figurat e larta të UÇK-së, që pas luftës, ishin dhe janë pjesë e skenës politike të Kosovës, sikurse Rrustem Mustafa, Sami Lushtaku, Shukri Buja, por edhe kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj.

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorisë së Specializuar, janë përgjegjëse për hetimin e krimeve kundër njerëzimit, krimeve të luftës dhe krimeve tjera penale në lidhje me akuzat nga Raporti i Këshillit të Evropës i vitit 2011, në të cilin flitet për krimet e pretenduara se i kanë bërë pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në periudhën prej vitit 1998 e deri në vitin 2000.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

11 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

14 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

16 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

17 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

19 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

19 orë ago