LAJME

Njësia Speciale e Policisë aktivizohet për hetimin e krimit të rëndë në Prishtinë, katër të dyshuarit ende në arrati

Prishtina u trondit të martën nga dy incidente që ndodhën në orët e pasdites dhe në mbrëmje, e që përfunduan tragjikisht me vrasje. Nga konflikti ku u përfshinë dy grupe, mbetën të vdekur dy persona. Katër personat që po dyshohen për plagosje dhe vrasje, të cilët ndodhen në arrati tashmë janë shpallur në kërkim nga Policia, raporton Gazeta Sinjali.

Fitim Doda dhe Arijan Sijarina dyshohen për tentim vrasjen në lagjen Kolovicë, në orët e pasdites, ndërsa vëllezërit Naim dhe Ahmet Berisha po kërkohen për vrasjen e rëndë, që ndodhi mbrëmjen e 26 marsit.

Edhe pse po hetohen si dy raste, motivi dyshohet se lidhet me konfliktin pas plagosjes së Naim Berishës, viktimë e rastit të parë dhe i dyshuar për rastin e dytë.

Katër të dyshuarit ende s’kanë rënë në prangat e Policisë, teksa hetimet intensive po zhvillohen nga Policia në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë.

Siç merr vesh Sinjali, në mesin e njësive të Policisë që janë aktivizuar për hetimin e këtij rasti është edhe Njësia Speciale e Policisë së Kosovës.

Njësitë policore të angazhuara, deri më tash kanë kryer një numër të madh të kontrolleve për të arritur te gjurmët e të arratisurve, e po ashtu sipas informacioneve të para janë kontrolluar edhe kamerat e sigurisë në afërsi të lokacionit ku ka ndodhur vrasja.

Ajo që dihet deri më tash është se njëri nga të plagosurit në këtë rast që po trajtohej në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, tashmë është ndaluar.

“Lidhur me rastin është raportuar se viktima femër kosovare e cila ka qenë duke trajtuar në QKUK lidhur me nje rast te mehershem, me 27.03.2024 ka ndërruar jetë. Lidhur me rastin I dyshuari mashkull kosovar  i cili po ashtu ishte duke u trajtuar në QKUK është intervistuar dhe me  vendim të prokurorit,  është dërguar ne mbajtje kurse  trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë.

I riu Egzon Haziri, u vra natën kur ndodhi konflikti, ndërsa 48-vjeçarja Zejnie Gashi, që ishte kalimtare e rastit, s’ka arritur që t’i përballojë plagët e marra dhe si pasojë ka ndërruar jetë pas disa orësh në QKUK.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BREAKING NEWS

Amerikanët: Humbëm një aeroplan në Irak. Operacioni i shpëtimit është duke u zhvilluar

Një aeroplan ushtarak KC-135 për furnizim me karburant është rrëzuar në Irak, pas një “incidenti”…

7 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Ngritja e çmimeve: Shtrenjtohen edhe vitrat e BIK-ut

Bashkësia Islame e Kosovës ka rritur vlerën e Sadakatul Fitrit për këtë Ramazani, duke e përcaktuar atë…

10 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Skandal në Kishën Ortodokse Serbe/ Kryepeshkopi Porfirije Periq akuzohet për abuzime dhe presion psikologjik ndaj punonjësit të Kishës

Prokuroria shtetërore në Lubjanë, Slloveni, ka ngritur më 12 janar aktakuzë kundër kryepeshkopit të Kishës…

11 orë ago
  • KRYESORE

Në QKUK konfirmohet shtatzënia e parë pas procedurës IVF, Vitia: Lajm që jep shpresë për shumë gra

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se për herë të parë në sistemin publik…

13 orë ago
  • KRYESORE

Arsyet prapa përçarjes Osmani – Kurti

Shprehja e famshme se “diçka ndodhi dhe pjesa tjetër është histori” nuk vlen për zhvillimet…

14 orë ago
  • BOTA

Flamuri izraelit projektohet në zemër të Teheranit

Mes sulmeve amerikano-iraniane që po zhvillohen në Iran flamuri Izraelit  i projektuar në qendër të…

15 orë ago