LAJME

Njihuni me njeriun që sheh “shejtanë”

59-vjeçarit Victor Sharrah, simptomat e tmerrshme i nisën një mbrëmje dimri në Neshvill, Tenesi. “Sapo u zgjova, u ula në divan dhe nisa të shoh TV. Kur shoku im hyri në dhomë u tmerrova nga ajo që pashë. Më pas hyri e dashura e tij dhe fytyra e saj më ngjante njëlloj e frikshme”, tregon Sharrah për CNN.

Fytyrat që deri atë ditë ishin miqësore për të, i dukeshin të shtrembëruara, me sy të stërzgjatur dhe me shenja të frikshme. Nëse i shihte në profil, veshët e tyre i dukeshin me majë. “U përpoqa t’ua shpjegoja, por mendonin se isha çmendur”, tregon Sharrah. “Më pas dola jashtë dhe fytyrat e të gjithëve më dukeshin ashtu”.

Ajo që Sharrah do të mësonte më vonë ishte se ai nuk kishte filluar krejt papritur të shihte mostra, por kishte një problem të rrallë shëndetësor të quajtur “prosopometamorfozia”, që e bënte të shihte fytyrat e njerëzve në formë të shtrembëruar. Por çuditërisht objektet dhe pjesët e tjera të trupit të njeriut i dukeshin të pandryshuara.

“Unë ndihmova në krijimin e një fotografia dy dimensionale për t’u shpjeguar të tjerëve gtë kuptonin saktësisht atë që unë shoh. Por ajo që unë shoh është një fytyrë në lëvizje, jo foto.

Sipas të dhënave mjekësore në të gjithë botën, persona të tjerë që vuajnë nga ky deformim i shikimit, fytyrat e njerëzve u shfaqen si dragonj apo koka peshku, në disa raste sytë duket sikur po dalin nga vendi.

“Gruaja që shihte dragonj, nisi t’i shihte ato që fëmijë, kështu kemi ende shumë për të mësuar për këtë deformim”, thotë Brad Duchaine, profesor i shkencave psikologjike dhe neurologjike në Kolegjin “Dartmouth” në Hanover, Nju Hempshajër.

Në botë njihen vetëm 81 raste të tilla, por me siguri ka shumë të tjerë që nuk janë bërë publikë, thotë Duchaine, autor në studimin për këtë fenomen, publikuar në revistën “Lancet”.

Duke qenë se ka pak informacion për këtë gjendje, njerëzit që vuajnë nga ajo shpesh diagnostikohen me skizofreni apo se kanë halucinacione dhe u nënshtrohen terapive të gabuara, thonë ekspertët. Për më tepër, njerëzve të cilët kanë këtë deformim në shikim mund t’u shfaqet më vonë tumor në tru, ose infeksione të ndryshme.

 


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BREAKING NEWS

Amerikanët: Humbëm një aeroplan në Irak. Operacioni i shpëtimit është duke u zhvilluar

Një aeroplan ushtarak KC-135 për furnizim me karburant është rrëzuar në Irak, pas një “incidenti”…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Ngritja e çmimeve: Shtrenjtohen edhe vitrat e BIK-ut

Bashkësia Islame e Kosovës ka rritur vlerën e Sadakatul Fitrit për këtë Ramazani, duke e përcaktuar atë…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Skandal në Kishën Ortodokse Serbe/ Kryepeshkopi Porfirije Periq akuzohet për abuzime dhe presion psikologjik ndaj punonjësit të Kishës

Prokuroria shtetërore në Lubjanë, Slloveni, ka ngritur më 12 janar aktakuzë kundër kryepeshkopit të Kishës…

9 orë ago
  • KRYESORE

Në QKUK konfirmohet shtatzënia e parë pas procedurës IVF, Vitia: Lajm që jep shpresë për shumë gra

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se për herë të parë në sistemin publik…

12 orë ago
  • KRYESORE

Arsyet prapa përçarjes Osmani – Kurti

Shprehja e famshme se “diçka ndodhi dhe pjesa tjetër është histori” nuk vlen për zhvillimet…

12 orë ago
  • BOTA

Flamuri izraelit projektohet në zemër të Teheranit

Mes sulmeve amerikano-iraniane që po zhvillohen në Iran flamuri Izraelit  i projektuar në qendër të…

13 orë ago