Njohja e Kosovës nga Siria nuk është pritur mirë në Beograd. Media serbe e ka konsideruar “skandal” njohjen e Kosovës nga Republika Arabe e Sirisë këtë të mërkurë, më 29 tetor.
“Skandal: Siria njeh të ashtuquajturën Kosovë”, është titulli i artikullit të medias serbe “B92”.
Më pas artikulli vazhdon: “Damasku ka njohur zyrtarisht të ashtuquajturën Kosovë, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme Siriane. Një takim i përfaqësuesve të udhëheqjes së Sirisë, Arabisë Saudite dhe të ashtuquajturës Kosovë u mbajt në Riad të mërkurën.”
Lajmi i mirë për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Siria, u bë i ditur më herët këtë të mërkurë nga presidentja Vjosa Osmani. Në një njoftim në Facebook, Osmani tha se marrëveshja për njohjen e Kosovës nga Siria u arrit me mbështetjen e Princit të Kurorës së Arabisë Saudite, Muhammed bin Salman Al Saud, të mërkurën në Riad.
Ajo e falënderoi presidentin e Sirisë, Al Sharaa, për vendimin për njohjen e Kosovës si dhe për mbështetjen e tij për popullin e saj.
Që nga shpallja e pavarësisë, Kosova është njohur nga 120 vende.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…