Qytetarët e poshtëruar të qytetit serb Çaçak u detyruan të votojnë për liderin e SNS-së, Aleksandar Vuçiç, njofton mediumi serb “Nova”.
Disa janë të kushtëzuar nga humbja e vendeve të punës, gjë që do t’i bënte ata të humbnin jetesën për familjet e tyre.
Ky terror po shkon në ekstrem, ndaj shumë njerëzve iu desh të bënin foto për të mbledhur numrin gjashtë në zgjedhjet e djeshme, shkruan më tej mediumi serb.
“Redaksia jonë ka hasur në një foto ku një e vajzë e re ka fotografuar votën e saj për ish-presidentin dhe atë të ardhshëm. Nuk do ta publikojmë identitetin e saj, për të mos u ndëshkuar, por fotografia flet më shumë se fjalët. Kujtojmë se në qendrat e votimit ishte i ndaluar përdorimi i telefonave si për votuesit ashtu edhe për vëzhguesit”, përfundon njoftimi.
Një ngjarje në kufijtë e mrekullisë dhe e denjë për filma ka ndodhur në Bulqizë…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Malaga të Spanjës, ku tre shqiptarë humbën jetën…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka komentuar sërish përplasjen e ashpër që pati…
Një ndjekje dramatike në Puerto de la Torre të Spanjës ka përfunduar tragjikisht me katër…
Haxhi i këtij viti në Arabinë Saudite tërhoqi numrin më të ulët të pelegrinëve në…
Një incident i pazakontë ka ndodhur të enjten në stacionin policor në Lipjan, ku një…