Gazeta pro qeveritare serbe “Veçernje Novosti” pretendon se edhe përkundër mohimit të autoriteteve malaziase, në rast të përkeqësimit të situatës “mund të angazhohen pjesëtarët e forcave speciale të Kosovës”, për ta ndihmuar Ushtrinë e Malit të Zi në ruajtjen e rendit publik në këtë vend.
“Një pjesë e pjesëtarëve të Ushtrisë së Malit të Zi ka marrë instruksione nga eprorët e tyre se në rast të përkeqësimit të situatës së sigurisë mund ta ndihmojnë policinë”, shkruan gazeta.
UMZ ka marrë instruksione me rastin e protestave për shkak të Ligjit mbi Lirinë e Besimit, ushtria mund të angazhohet si ndihmë për policinë në ruajtje të rendit publik, shkruan “Veçernje Novosti”.
Siç pretendon kjo gazetë, ky veprim i kreut ushtarak malazias “ka shkaktuar pakënaqësi të pjesëtarëve të UMZ, të cilët në këtë shohin si përpjekje që forcat e armatosura të vihen në shërbim të politikës dhe ata t’i kthejnë kundër popullit të tyre”.
“Frikën” e oficerëve dhe ushtarëve e “forcojnë edhe më tepër” thashethemet për “angazhimin e mundshëm të vendeve miqësore fqinje”, pretendon gazeta.
Gazeta shton se përkundër mohimit të autoriteteve malaziase se në rast të përkeqësimit të situatës “mund të kyçen edhe pjesëtarët e forcave speciale të Kosovës”, në mes pjesëtarëve të UMZ “ende ekziston frika për këtë”.
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…